Ballina Shëndeti Koronavirusi Shkencëtarët: Kombinimet e ilaçeve mund të jenë të nevojshme për të luftuar...

Shkencëtarët: Kombinimet e ilaçeve mund të jenë të nevojshme për të luftuar koronavirusin

Kombinime të antiviralëve, anti-inflamatorëve dhe ilaçeve të tjera mund të jenë të nevojshme për të trajtuar njerëzit me koronavirus, tha të premten një ekip i shkencëtarëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave.

“Derisa rezultatet e provave klinike të bëhen të disponueshme, duhet të kuptojmë se nuk ka asnjë shkop magjik që mund të mposhti virusin por një kombinim i disa ilaçeve mund të jetë i nevojshëm”.

Ata studiuan 30 ilaçe të ndryshme, përfshirë ato të krijuara për të penguar hyrjen e virusit në qeliza, siç janë ilaçet e presionit të gjakut tashmë të aprovuara; ilaçe që synojnë ndalimin e përsëritjes së virusit, siç janë sirolimus dhe ivermectin, ilaçe që kontrollojnë reagimin e sistemit imunitar, siç është interferoni tip 1; dhe ilaçet që synojnë të bllokojnë reagimin inflamator të mbingarkuar ndaj virusit, të cilat përfshijnë disa ilaçe reumatizmale të artritit.

Ilaçe të ndryshme mund të ndihmojnë njerëzit në faza të ndryshme të sëmundjes. Kjo, mund të jetë e mjaftueshme për të ndaluar virusin që të hyjë në qeliza, tha Puig.

Asnjë ilaç nuk është aprovuar si efektiv ndaj koronaviusit, megjithëse FDA ka dhënë autorizimin për përdorimin remdesivirit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews