Ballina Bota SHBA: Arrin në 90 000 numri i viktimave nga COVID-19, 820 në...

SHBA: Arrin në 90 000 numri i viktimave nga COVID-19, 820 në 24 orë

SHBA-ja regjistroi 820 të vdekur nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar bilancin total në rreth 90 000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas universitetit, SHBA-ja ka diagnostikuar 1 486 376 raste me sëmundjen COVID-19.

Kjo përbën 30% të rasteve të regjistruara në botë.

Presidenti amerikan, Donald Trump krenohet me faktin se vendi i tij ka kryer më shumë teste, por bilanci përballë pandemisë është gjykuar katastrofik nga opozitarët e tij.

VIDEO bonus:
Loading...