Ballina Sport Rikthim në fushat e blerta/ Serie A me orare nate për të...

Rikthim në fushat e blerta/ Serie A me orare nate për të lënë pas të nxehtin e verës

Në pritje që Liga e Futbollit në Itali të stilojë përfundimisht kalendarin e rinisjes së kampionatit dhe kupave, palët e përfshira pranojnë se shumica e ndeshjeve të mbetura do të zhvillohen në orar të vonë dhe me drita.

Do të jenë 3 fasha kohore, 17:00, 19:15 dhe 21:30 si një mënyrë për të evituar të nxehtin e muajve të verës. 124 ndeshjet e mbetura deri në fundin e turneut do të luhen të ndara në 6 raunde në fundjavë dhe 6 të tjerë në mes të javës, me fundin e serisë A që është parashikuar të ndodhë në 2 Gusht, brenda limiteve të UEFA-s.

Vetëm 10 ndeshje pritet të luhen në orarin e pasdites ndërsa të tjerat në mbrëmje, për të arritur një tërheqje maksimale të tifozëve në ekranin e vogël dhe për të evituar temperaturat sfilitëse për futbollistët.

4 ndeshjet e para të Serisë në javën e 25 do të jenë Torino Parma, Veronma Kaljari, Atalanta Sasuolo dhe Inter Sampdoria.

VIDEO bonus:
Loading...