Ballina Aktualitet Qytetarët nuk mbajnë maska, MPB-ja evidenton 744 shkelje

Qytetarët nuk mbajnë maska, MPB-ja evidenton 744 shkelje

Një numër i madh i qytetarëve vazhdojnë të mos respektojnë mbajtjen e maskave në vende ku nuk sigurohet distanca e duhur por edhe në hapësira të mbyllura. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i shkeljeve të cilën e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga vendosja e masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse më 22.04 të këtij viti, deri më sot janë evidentuar 744 shkelje nga ana e qytetarëve – njoftojnë nga MPB-ja.

Nga MPB thonë se 99% e këtyre qytetarëve nuk janë gjobitur por vetëm janë paralajmëruar. Ministri Venko Filipçe insiston që masat për mbajtje të obligueshme të maskave të respektohen dhe ka apeluar që institucionet që kanë mekanizma të kontrollit dhe sanksionimit, të veprojnë. Ministri Filipçe ka theksuar se mbajtja e maskave mund të sjellë lehtësimin e masave restriktive.

Nga MPB-ja informojnë se që nga 23 marsi kur u vendos ndalimi i lëvizjes në orar të caktuar dhe deri më sot, 4016 persona nuk i kanë respektuar masat për qarkullim, për çka janë arrestuar 2560 persona, ndërsa 381 qytetarë janë paralajmëruar. Gjithsej janë dorëzuar 2272 kallëzime penale, 214 njoftime të posaçme dhe 61 padi penale.

MPB ka regjistruar 125 kallëzime penale ndaj 154 si dhe katër aktakuza. Prokuroritë në vend kanë vepruar për 1985 lëndë për shkeljen e masave kundër Covid 19, prej të cilave 110 për personat që nuk kanë respektuar vetë-izolimin dhe 10 për lokalet dhe restorante.

@tn.lajmelokale
@tetovanews