Ballina Aktualitet Lajme Po shqyrtohet kthimi i orës policore, sot 58 raste të reja me...

Po shqyrtohet kthimi i orës policore, sot 58 raste të reja me koronavirus, 4 viktima

Rritet në mënyrë dras*tike numri i të prekurve nga virusi korona në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 raste të reja me CoVid-19. Numri më i madh i tyre është nga Shkupi -26, ndërsa të infektuar ka edhe në qytetet tjera: Kumanovë-6, Shtip-7, Tetovë-9, Strugë-2, Veles-1 dhe 1 në Koçanë. Ndërkohë që janë shëruar 30, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 pacientë dhe atë 2 nga Shkupi, një nga Velesi dhe një nga Tetova.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni është duke mbajtur mbledhje urgjente, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus, shkruan faktor.
Nga Komisioni po analizojnë nëse shkak për rritjen e numrit të infektuarve është ndërprerja e masave restriktive, transmeton Gazeta Lajm. Nga ky Komision kanë thënë se edhe në 24 orët e fundit numri më i madh i të infektuarve është nga Shkupi. Merret vesh se po shqyrtohet edhe mundësia për kthim të orës policore në kryeqytet, ose në mbarë vendin.

MPB: 368 persona dërgohen në izolim, 47 në vetizolim

Gjatë natës së kaluar (28/29.05.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 368 personave iu është dhënë vendim për izolim, ndërsa 47 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, me çrrastë është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

Gjithashtu policia ka regjistruar edhe 440 raste të shkeljes së masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Прес-конференција на министерот Филипче во 13 часот

Министерот за здравство, Венко Филипче, ќе одржи прес конференција во 13 часот.

@tn.lajmelokale
@tetovanews