Ballina Bota Përhapja e koronavirusit, inteligjenca “Five Eyes”: Kina ka fshehur provat

Përhapja e koronavirusit, inteligjenca “Five Eyes”: Kina ka fshehur provat

Në fazën e parë të përhapjes së koronavirusit, Kina “ka feshur me dashje apo shkatërruar provat e epidemisë”. Këtë deklaratë e mbështet një raport i aleancës së inteligjencës “Five Eyes”, ku bën pjesë Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.

Sipas tyre, kjo sjellje e qeverisë kineze ishte “një sulm ndaj transparencës ndërkombëtare duke u kushtuar jetën dhjetra mijëra njerëzve” dhe që ka vendosur në rrezik vende të shumta.

Dokumenti, raportohet nga “Daily Telegraph”, liston pengesat që Pekini ka vendosur përpara se të ndryshonte plotësisht drejtim më 20 janar: Ka fshehur apo shkatërruar prova, fillimisht mohoi transmetimin nga njeriu tek njeriu, heshti apo zhduku mjekë që paralajmëronin për rrezikun real, u mohoi shkencëtarëve të huaj kampionë të virusit dhe në fund bllokoi aksesin e organizatave ndërkombëtare në Wuhan, epiqendër e përhapjes së koronavirusit të ri.

Sipas raportit të inteligjencave të 5 shteteve, “emra të rëndësishëm të laboratorit të virologjisë së qytetit kinez, në të shkuarën kanë punuar apo janë trajnuar në laboratorë të qeverisë australiane, ku kanë kryer kërkime për viruse në lakuriqë nate, duke tentuar që të arrinin si rezultat koronavirusë të pakurueshëm”.

Megjithatë, media britanike “The Independent” thekson se raporti nuk shfaq asnjë provë që të vërtetojë nëse Covid-19 ka lindur në një laborator.

@tn.lajmelokale
@tetovanews