Ballina Bota Pas koronavirusit, amerikanët tani “rrezikohen” nga minjtë

Pas koronavirusit, amerikanët tani “rrezikohen” nga minjtë

Ndërsa restorantet dhe bizneset e tjera janë mbyllur gjatë pandemisë së koronavirusit, minjtë mund të bëhen më agresivë pasi po kërkojnë burime të reja ushqimi, sipas një paralajmërimi nga  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Programet e shëndetit mjedisor dhe kontrollit të brejtësve kanë vënë re një sjellje “të pazakontë ose agresive” të brejtësve, tha agjensia në faqen e saj të internetit të enjten.

“Minjtë nuk po bëhen agresivë ndaj njerëzve, por ndaj njëri-tjetrit,” Bobby Corrigan, një rodentolog urban. “Ata thjesht po hanë njëri-tjetrin.”

Doktor Corrigan tha që ka disa koloni të minjve në New York kanë dalë nga kanalizimet dhe rrugicat e ndryshme. Për shkak të mbylljes së restoranteve minjtë nuk kanë pasur burime ushqimi, duke i lënë ata të uritur, shkruan New York Times.

Në New Orleans, një turmë minjsh mbushën rrugët pasi çdo gjë u boshatis nga njerëzit. Qindra mijëra minj në Chicikago kanë filluar të kërkojnë ushqim duke udhëtuar më larg dhe gjatë ditës.

Doktor Corrigan tha  se ka fotografi të kanibalizimit të brejtësve, raporton abcnews.al.

“Ata po luftojnë me njëri-tjetrin, duke ngrënë njëri-tjetrin dhe duke luftuar me njëri-tjetrin për ushqimin që mund të gjejnë,” tha Dr. Corrigan.

Për të mbajtur brejtësit e uritur nën kontroll, CDC rekomandoi të nënshkruante heqjen e mbeturinave, gjithashtu rekomandoi që mbeturinat duhet të jenë në kosha të mbyllur fort dhe  sugjeroi heqjen e kafshëve shtëpiake dhe zogjve nga oborri i shtëpive.

Dr Corrigan tha që udhëzimi i fundit i CDC-së duhet t’i vë ndërgjegjsojë pronarët e shtëpive. Qoftë në Amerikën rurale, qoftë në zonat urbane, njerëzit duhet të fillojnë t’i vëzhgojnë minjtë, raporton abcnews.al

Michael H. Parsons, një studiues i hulumtimit në Universitetin Fordham duke studiuar se si minjtë po shpërngulen masivisht nga zonat pranë restoranteve të mbyllura, në mjedise të reja, tha se minjtë zakonisht nuk udhëtojnë larg për ushqim dhe ujë. Kjo minimizon rrezikun që ato të shihen nga njerëzit dhe grabitqarët, tha ai.

Por javët e fundit, profesionistët e kontrollit kanë parë më shumë minj që dilnin jashtë gjatë orëve të ditës dhe hynin në shtëpi gjë që nuk ishte parë kurrë më parë tha të dielën Jim Fredericks, një entomolog.

Lagjet periferike, shpesh ngjitur me qendrat tregtare dhe bizneset e tjera, gjithashtu po shohin çdo ditë rritje të numrit të rasteve të reja, tha ai.

Doktor Fredericks tha që nuk ka asnjë provë që minjtë mund të infektohen me Covid-19 ose që ata mund t’i përhapin infeksionin te njerëzit. Megjithatë, ata janë një rrezik për shëndetin publik pasi minjtë mund të transmetojnë sëmundje të tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews