Ballina Shëndeti Koronavirusi Nga matja e temperatures tek distanca 3 metra, publikohen rregullat e reja...

Nga matja e temperatures tek distanca 3 metra, publikohen rregullat e reja si do të veprohet në plazh

Nuk ka ende një datë për hapjen e sezonit turistik, ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha një ditë më parë se si mundësi shihet pas hapjes së bareve dhe restoranteve.

Një draft i protokolleve që duhet të ndjekin bizneset gjatë sezonit turistik është publikuar nga Report Tv.

Kushdo që do të pushojë këtë sezon veror duhet t’i nënshtrohet disa rregullave. Çadrat do të vendosen 3 metra e gjysmë nga njëra tjetra, në secilën prej tyre do të qëndrojnë vetëm dy familjarë. Përpara se të hyjnë në zonën e plazhit, pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve. Pasi këto kushte të jenë zbatuar turistët vendas apo të huaj do të lejohen të pushojnë në zonat bregdetare të Shqipërisë.

Gjatë larjes në det, duhet të respektohet distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të argëtohen nëpër plazhe. Nuk do të ketë “beach bar” apo ” schiuma party”.

Në këtë dokument jepen sqarime nga vendosja e çadrave, tek kushtet për hotelet. Dokumenti është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Turizmit, por ende nuk është përfundimtari.

Si do bëhet plazh

-Çadrat duhet të jenë 3.5 metra larg nga njëra tjetra.

-Në çadër nuk do të ketë më shumë se dy persona dhe vetëm nëse janë nga e njëjta familje do të lejohen.

-Të gjithë pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular para se të futen në plazh, kjo do të thotë që mund të kemi edhe stafe mjekësore.

-Nuk do të ketë “beach bar” apo ” schiuma party”.

Si do jetë shërbimi në bare dhe restorante

-Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të bëhen duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metër katror.

-Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesë e pasme të një karrige tjetër, të jetë më shumë se 1 metër larg dhe klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1 metër.

7 rregullat që duhet të zbatojnë hotelet

1. Përcaktoni një menaxher për të monitoruar zbatimin e masave, sigurimin dhe respektimin e listës së kontrollit sipas Protokollit  të vendosur.

2. Vend i dedikuar për të kontrolluar temperaturën dhe të verifikohen me kujdes punonjësit. Sigurohuni që ata që kanë vizituar vendet e prekura nga COVID-19 ose janë nën  njoftimin/statusin “Qëndrimi në shtëpi – Urdhri i Karantinës” , te mos jenë si punonjës/ pushues në hotel pa përfunduar afatin e  përcaktuar të karantinimit.

3. Kur është e mundshme dhe e zbatueshme, të aplikohet në vendin e dedikuar kontrolli i temperaturës dhe të jenë të asistuar vizitorët/ pushuesit e hotelit nga punonjës të institucioneve shëndetësore. Të zbatohen masat e duhura për distanca të sigurta për pushuesit/ vizitorët.

4. Të rritet frekuenca e dezinfektimit për të gjitha objektet më të zakonshme të përdorimit, dhe siguroni që punonjësit të respektojnë higjienën e mirë personale.

5. Të jetë e garantuar që gjithë zinxhiri i protokollit të kontrollit është në funksion për të menaxhuar raste të dyshuara nga COVID-19.

6. Sigurohuni që ka dokumente dhe regjistrime të të gjitha masave parandaluesve.

7. Siguroni respektimin e urdhrave dhe udhëzimeve të qeverisë dhe këshillimeve shëndetësore për COVID-19.

@tn.lajmelokale
@tetovanews