Ballina Sport Në Angli nuk ka dyshime, Premier Liga rikthehet më 17 qershor. Ja...

Në Angli nuk ka dyshime, Premier Liga rikthehet më 17 qershor. Ja supersfida që do të ngrejë siparin

Premier Liga do të rinisë nga e nga e mërkura e 17 qershorit. Në takimin e mbajt sot, 20 klubet e Ligës Premier votuan në favor të rregulloreve, të njohur si “Project Restart”.

“The Telegraph” shkruan se gjithçka do të nisë me dy ndeshje atë ditë, Aston Vila-Shefield Junajtid dhe Mançester Siti – Arsenal. Më këto ndeshje do të mbyllen ndeshjet e javës së 29-të dhe pas tri ditësh më 20 qershor dhe të luajnë të gjitha 20 klubet, ku pretendohet mbyllja e sezonit më 1 gusht.

Edhe pse Anglia ka një numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 dhe aktualisht ka më shumë vdekje të përditshme dhe raste të reja se vendet tjera, futbolli i saj po merr një qasje më të lirshme në protokollin mjekësor. Periudha e karantinës nëse një lojtar testohet pozitiv në Britani është shtatë ditë, ndryshe nga Italia që e ka 14 ditë.

VIDEO bonus:
Loading...