Ballina Bota Ministri i jashtëm kinez: SHBA dhe Kina një hap larg Luftës së...

Ministri i jashtëm kinez: SHBA dhe Kina një hap larg Luftës së Ftohtë

Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi shpreh shqetësimin se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vetëm një hap larg një Lufte të re të Ftohtë.

Ai mendon se të dyja vendet nuk duhet të kenë konflikte dhe duhet të bashkëpunojnë përmes respektit reciprok. “Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar Kinën dhe të respektojnë dëshirën e saj për t’u zhvilluar”.

Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve është shkaktuar nga emergjenca e koronavirusit, por raportet ishin përkeqësuar prej muajsh. Problemet u bënë shumë të vështira për t’u kaluar që pas luftës së tarifave.

Në 14 maj, presidenti amerikan Donald Trump hodhi idenë e ndërprerjes së të gjitha marrëdhënieve me Kinën, ndërsa në një intervistë për FOX, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Pekini zyrtar për çështjen e pandemisë, për të cilën tha se mund ta kishte parandaluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews