Ballina Aktualitet LDK: Sot mbledhja e kryesisë, vendosen emrat e ministrave

LDK: Sot mbledhja e kryesisë, vendosen emrat e ministrave

I mandatuari për kryeministër të ri te Kosovës, Avdullah Hoti I LDK-së, propozon sot emrat e ministrave të cilët më pas do të votohen në Kryesinë e parties që mblidlet për këtë cështje në orët e pasdites.

Isa Mustafa deklaroi se derisa kryesia të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv. Deri tani, vetëm AAK-ja i ka bërë publik emrat dhe ministritë që do të udhëheqë sipas Zeri.info.

Në marrëveshjen që Ramush Haradinaj ka nënshkruar me LDK-në në 29 prill, AAK-ja merr një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Sipas paktit, Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Likaj ministrinë e Arsimit. Qeveria e re, në krye me LDK-në dhe partnerët e koalicionit, AAK, Nisma dhe komunitetet, pritet të formohet së shpejti pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për të mandatar Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re.

Partneri tjetër i koalicionit, Nisma Socialdemokrate, ende nuk ka emra për ministritë që do pritet t’i udhëheqë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews