Ballina Bota Lajme të mira nga Italia

Lajme të mira nga Italia

Italia duket se ka kaluar tashmë valën e parë të “makthit” koronavirus, që e ka paralizuar për pothuajse tre muaj.

Statistikat e sotme tregojnë një rënie të theksuar të viktimave, që në 24 orët e fundit kanë qenë 174, ndërkohë që bien ndjeshëm edhe numri i personave në pavijone të spitaleve dhe në terapi intensive.

Të infektuarit e rinj kanë qenë 1389, pjesa më e madhe në Lombardi, ndërkohë që dje ishin 1900. Totali i të prekurve nga COVID-19 në vendin fqinj shkon në pothuajse 211 mijë persona, ndërsa viktimat totale janë gati 29 mijë.

Ndërkohë, nesër pritet të fillojnë masa lehtësuese për italianët, nga mundësia për të vrapuar në parqet publike dhe të notosh në det, te rihapja e disa aktiviteteve komerciale, edhe pse mbetet detyrimi i përdorimit të maskave dhe pamundësia për të udhëtuar jashtë rajonit të rezidencës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews