Ballina Kronika Ky është shqiptari që përfitoi nga situata e COVID-19: 22 vjedhje me...

Ky është shqiptari që përfitoi nga situata e COVID-19: 22 vjedhje me vlerë 130 mijë euro

Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, më 30 prill të këtij viti, pasi akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë.

Mësohet se është arrestuar i riu Martin Albert Beqiri, i cili në total kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove.

Siç sqarojnë mediet greke, shqiptari përdorte një metodë mjaft efikase për kryerjen e vjedhjeve.

Nëse zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, duke u hequr si person që shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.

VIDEO bonus:
Loading...