Ballina Lajme Shqipëri Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap xhamitë: Ja rregullat e reja

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap xhamitë: Ja rregullat e reja

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit. Rinisja e ritualeve fetare në xhamitë e vendit do të shoqërohet me zbatimin e një protokolli sigurie.

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu thotë se për zbatimin e rregullave ngarkohen myftinjtë si dhe bën thirrje që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll.

Protokolli i masave:

Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

• Marrja e abdesit në shtëpi.

• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…

• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

VIDEO bonus:
Loading...