Ballina Shëndeti Koronavirusi Kina pranon dështimin e sistemit shëndetësor

Kina pranon dështimin e sistemit shëndetësor

Pandemia e koronavirusit ishte një provë e madhe që nxorri në pah dobësitë e sistemit shëndetësor publik të Kinës.

Kështu ka deklaruar drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, Li Bin. Deklarata e tij vjen pas kritikave të shumta ndërkombëtare për reagimin e Kinës gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Zyrtari i lartë kinez tha për mediat vendase se Kina tashmë duhet të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe atë të parandalimit të sëmundjes.

Li u tha gazetarëve se pandemia ishte sfidë e rëndësishme edhe për qeverisjen e Kinës dhe se kjo situatë ekspozoi hallkat e dobëta të zinxhirit shëndetësor në përballimin e epidemive.

Kina është ofruar tashmë që të ndihmojë edhe Korenë e Veriut për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Komuniteti ndërkombëtar e ka akuzuar Kinën se ka dështuar që të paralajmëronte botën për shpërthimin e kësaj pandemie dhe se ka injoruar shenjat e hershme të virusit kur shpërtheu në Wuhan në fund të vitit 2019. Për të gjitha këto akuza, Kina ka refuzuar thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar për origjinën e virusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews