Ballina Shëndeti Këshilla Këshillat që duhet të dini para se të shkoni në plazh

Këshillat që duhet të dini para se të shkoni në plazh

Është gati verë, dhe dita sa vjen e po bëhet më e nxehtë. Ju doni të shkoni në plazh ose në pishinë por gjithashtu nuk dëshironi të “sillni” koronavirusin në shtëpi. Ju mund të argëtoheni pa frikë, për sa kohë që zbatoni masat e distancimit social. Ne kemi pyetur dy ekspertë të sëmundjeve infektive se si të argëtoheni në ujë pa u infektuar nga koronavirusi, shkruan CNN.

Këto janë disa nga këshillat e tyre për një verë më të sigurt:

Lexoni protokollin e sigurisë së pishinës ose plazhit. A po e kufizon pishina apo plazhi numrin e njerëzve që mund të hyjnë njëkohësisht.
Ejani të përgatitur. Ju mund të merrni vetë dezinfektuesit për të pastruar vendin tuaj kur të mbërrini. Ju gjithashtu duhet të keni një maskë për fytyrën.

Në ujë

Koronavirusi nuk ka të mundësi të përhapet në ujë, thotë CDC. Por ende ka shumë që nuk dimë për Covid-19, kështu që gjëja më e sigurt për të bërë është të ruani distancën nga të tjerët.

Mos vendosni maskë në ujë. Nuk është praktike. Një maskë e lagur mund të jetë e rrezikshme nëse pengon frymëmarrjen tuaj. Ruani maskën kur të dilni përsëri në tokë.

Ruani distancën. Mos harroni, njerëzit e përhapin koronavirusin, jo uji.

Grumbullimi me shumë persona

Ju mund të ndiheni të sigurt të notoni me njerëz që jeni izoluar për më shumë se një javë, tha Feteke. Por nëse doni të jeni pranë njerëzve që keni kohë që nuk i keni takuar kjo është me rrezik.

Dhe mbani mend, sa më i madh të jetë rrethi juaj, aq më i madh është rreziku.

Qëndro në shtëpi nëse ka rrezik të infektohesh.

Përdorini maskë. Nëse keni nevojë për shumë shoqëri pranë , Fekete sugjeroi që të vishni një maskë por jo kur notoni.

Vendosni një kohë të caktuar. Koha që qëndroni më dikë rrit rrezikun për infeksion.

Shmangni grumbullimet me shumë njerëz. Nëse praktikoni rregullin “jo më shumë se 10 njerëz” atëherë nuk keni pse shqetësoheni.

Në rërë

Ekspertët e sëmundjes infektive janë optimistë se njerëzit mund të shijojnë ambientet e jashtme këtë verë.

Nëse vendi është i mbipopulluar mos qëndroni atje.

Vendosni një maskë. Pavarësisht nëse jeni në një plazh publik, vend parkimi ose një supermarket, duhet ta vendosni maskën.

Në diell

Shkencëtarët mezi presin të shohin nëse virusi do dobësohet gjatë verës.

Ruani higjenën. Drita e diellit nuk do të pastrojë duart tuaja. Lani ato shpesh kur jeni rreth njerëzve të tjerë në publik.

Mos harroni kremin e ​​diellit. Maska mbron vetëm gjysmën e poshtme të fytyrës suaj! Mos harroni të aplikoni rregullisht kremin kur jeni në diell, minimizimi i kontaktit me të huajt është ende thelbësore.

Rreziku juaj nga infeksioni nuk do të jetë zero edhe nëse i ndiqni të gjitha masat, por mund ta ulni nëse jeni të kujdesshëm./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews