Ballina Aktualitet Lajme Kapsula e SpaceX mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (VIDEO)

Kapsula e SpaceX mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (VIDEO)

Kapsula e SpaceX, me astronautët e NASA-s Bob Behnken dhe Doug Hurley në bord, u ankorua me sukses të dielën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, duke u bërë kapsula e parë amerikane që bën një gjë të tillë me një ekuipazh që prej vitit 2011.

Vetëm 19 orë më parë, nisja në Florida nga SpaceX, kompania private e raketave e miliarderit Elon Musk, shënoi herën e parë që një kapsulë e menaxhuar tërësisht nga një kompani private dhe jo nga NASA, çonte amerikanët në orbitë.

Misioni shënon gjithashtu nisjen e një epoke të re në të cilën NASA do të blejë shërbimet e transportit nga sektori privat. Agjencia nuk do të zotërojë dhe nuk do të veprojë më me mjetet që udhëtojnë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe anasjelltas.

Konfirmimi i mbërritjes së kapsulës erdhi në orën 16 e 16, fare pak momente përpara parashikimit dhe 422 kilometra mbi kufirin mes Kinës veriore dhe Mongolisë.

Tani, dy astronautëve do t’u duhet të presin kompletimin e kontrolleve të presionit, përpara se të zbresin dhe të bashkohen me ekipin rus dhe atë amerikan që ndodhen në Stacion.

@tn.lajmelokale
@tetovanews