Ballina Bota FRANCË – Philippe: Rihapje në shkallë të gjerë, përhapja e virusit është...

FRANCË – Philippe: Rihapje në shkallë të gjerë, përhapja e virusit është nën kontroll (VIDEO)

PARIS, 28 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria franceze njoftoi sot një lehtësim të gjerë të kufizimeve kundër koronavirusit ë ri, me rihapjen e lokaleve dhe restorante, si edhe heqjen e ndalimit të udhëtimeve në distanca të gjata.

“Situata shëndetësore është pak më e mirë nga sa shpresonim, 17 ditë pasi u hoq zyrtarisht kufizimi i rreptë prej tetë javësh”, tha kryeministri Edouard Philippe, në një konferencë për shtyp të qeverisë.

Philippe paralajmëroi se vigjilenca është ende e nevojshme, sepse virusi është ende i pranishëm, në nivele të ndryshme, në të gjithë territorin francez, edhe pse nën kontroll.

Sipas kryeministrit, kafenetë, baret dhe restorantet në të gjithë vendin do të jenë në gjendje të rihapin për herë të parë që nga mesi i marsit, megjithatë, ndalohen grupet me më shumë se 10 persona, tryezat duhet të jenë së paku një metër larg, personeli duhet të mbajë maska dhe po ashtu edhe klientët, nëse lëvizin.

https://youtu.be/tXZG_67X1DU

@tn.lajmelokale
@tetovanews