Ballina Bota “Çdo e keqe ka një të mirë”: Pastrimi i ajrit në nivel...

“Çdo e keqe ka një të mirë”: Pastrimi i ajrit në nivel global teksa miliona njerëz u detyruan të qëndrojnë në shtëpi

Shenja të përmirësimit të ajrit në Kinë u vunë re nga pamjet e siguruara përmes satelitit Copernicus të Agjencisë Evropiane Hapësinore, të cilat tregonin një ndryshim dramatik në çlirimin e dyoksidit të nitrogjenit në qytete të mëdha kineze, për periudhën dhjetor-mars.

Ndërsa virusi u përhap dhe gjithnjë e më shumë vende vendosën masa të rrepta kufizimi, qytetet filluan të kishin ajër më të pastër, përfshi këtu edhe qytetin e Nju Delhi që njihet si më i ndoturi në botë, apo Milano dhe Parisi, që janë ndër më të vizituarit.

Çlirimi i dyoksidit të karbonit mund të ulet edhe më shumë, pasi shpërthimi i COVID-19 ka paralizuar ekonomitë botërore. Megjithatë, këto përmirësime mund të mos zgjasin shumë në kohë, paralajmërojë ekspertët, pasi ato lidhen me një emergjencë shëndetësore globale, që ka ndalur fabrikat dhe ka detyruar qindra miliona njerëz të qëndrojnë të mbyllur për të ngadalësuar infektimin.

Ata shtojnë se ky përmirësim mund të ndikojë shumë pak në uljen e përgjithshme të niveleve të dyoksidit të karbonit që janë grumbulluar në atmosferë përgjatë dekadave.

Më shumë se 6 milionë persona janë prekur nga COVID-19 në nivel global dhe mbi 340 mijë kanë humbur jetën, që nga dhjetori 2019, kur u identifikuan rastet e para të infektimit në Kinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews