Ballina Aktualitet Rajoni “Betohet” Vuçiq: Unë nuk do ta nënshkruaj kurrë me dorën time njohjen...

“Betohet” Vuçiq: Unë nuk do ta nënshkruaj kurrë me dorën time njohjen e Kosovës

“Unë nuk do ta nënshkruaj kurrë me dorën time njohjen e Kosovës”. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç, i ka deklaruar televizionit serb RTS thotë se firma e tij nuk do të jetë mbi asnjë dokument që ka  si rezultat njohjen reciproke.“Ata po thonë që e duan njohjen nga Serbia dhe unë s’mund të them që do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ata (serbët) e kanë dikë që mund të bëjë një gjë të tillë, le ta zgjedhin, zgjedhjet presidenciale do të jenë në më pak se një vit” deklaroi Vuçiç për RTS në një intervistë për Samitin e Zagrebit, emërimin e Miroslav Lajçakut dhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Por, presidenti serb ka bërë edhe një kthesë 180 gradë kur është pyetur lidhur me shkëmbimin e teritoreve. Ai që më parë i kishte folur popullit të vet për një sakrificë të vështirë dhe që më pas përkrah Hashim Thaçit u pati kërkuar ndërkombëtarëve që ti linin ata dy djem jo problematikë të gjenin një marëveshje, deklaroi se “Unë s’kam kurrfarë ideje se s’i mund të duket zgjidhja”.

Plot një vit më parë, në një intervistë në Pink TV në fillim të majit fill pas samitit të Berlinit presidenti serb qe treguar hakmarrës ndaj disa opozitarëve të tij dhe disa vendeve perendimore (nënkupto Gjermaninë) që e kishin kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Ju pyes juve cila është zgjidhja tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj të plotë. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj” pati thënë një vit më parë ai.

Edhe në shkurt të këtij viti presidenti serb kishte përsëritur të njëjtën ide: “Unë kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy duke iu referuar marëveshjes me shkëmbim territioresh. Kreu i shtetit serb shtoi atëhere se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, pavarsisht se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë. “Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

Pavarësisht nga këto ai tani deklaron se nuk ka kurrëfarë ideje se si do të jetë zgjidhja e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, por meqë është në prag fushate elektorale ai betohet se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews