Ballina Kronika Arrestohet një banor i Haraçinës, policia gjen armatim në shtëpinë e tij

Arrestohet një banor i Haraçinës, policia gjen armatim në shtëpinë e tij

Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi-1, mëngjesin e sotëm policia ka bastisur shtëpinë e personit B.N. nga fshati Haraçinë në Shkup.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë automatike me një kornizë me 29 plumba, një pistoletë Glock 19 me tre korniza dhe 63 plumba 9.9 mm.

B.N. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.

@tn.lajmelokale
@tetovanews