Ballina Kronika Arrestohen pesë të rinj në rrugën lokale për në Pallaticë

Arrestohen pesë të rinj në rrugën lokale për në Pallaticë

Dje (18 maj), në ora 17 e 15 minuta, në rrugën lokale për në fshatin Pallaticë, në afërsi të nënkalimit të Zhelinës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat: Xh.R.(19), Xh.B. (19), Z.B. (18), I.R. (19) dhe një person të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Bogovina e Tetovës.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, tek personat B.Z. dhe R.I. është gjetur marijuanë, kurse në veturën e tyre të tipit,,Golf” me targa të Tetovës, pronë e Xh.R. është gjetur edhe një bluajtëse për marijuanë.
Personat janë mbajtur në Stacionin policor të Tetovës ku ka filluar procedura për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pas kësaj do të pasojnë edhe kallëzimet adekuate.

https://youtu.be/ZatK1oUJR6U

https://youtu.be/27lb0Hio_9s

@tn.lajmelokale
@tetovanews