Ballina Kronika Arrestime në Saraj – tre 26-vjeçarë përfundojnë pas hekurave

Arrestime në Saraj – tre 26-vjeçarë përfundojnë pas hekurave

Tre persona janë arrestuar dje në Saraj.
“Më 17.05.2020, në ora 14 e 30 minuta, në rajonin e Komunës së Sarajit, pjesëtarë të policisë nga SPB-Shkup, kanë privuar nga liria personat SH.P. (26 vjeç), A.O.(26 vjeç), që të dy nga fshati Gërçec dhe J.E. (26 vjeç) nga fshati Lubin i Shkupit, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Dhunë”. Gjatë bastisjes, personit me inicialet J.E i është gjetur një mjet druri”, njoftojnë nga policia, transmeton Tetova News.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate.

@tn.lajmelokale
@tetovanews