Ballina Bota Analiza ANALIZA: Si koronavirusi po e rikonfiguron Europën në mënyra të rrezikshme

ANALIZA: Si koronavirusi po e rikonfiguron Europën në mënyra të rrezikshme

Nga Charles Grant

Ne jemi akoma në kapitujt e parë të historisë me COVID-19 dhe është tepër herët për të gjykuar impaktin e plotë të pandemisë. Por dikush paraprakisht mund të dallojë gjashtë trende negative të Europës që ishin shfaqur përpara shpërthimit të koronavirusit por që tani morën vrull. Në mënyra të ndryshme ato të tëra ndihmojnë kauzën e populistëve kundër BE-së. Ato janë pavarësi dhe vetë-mjaftueshmëri ekonomike më të madhe, kufij më të fortë dhe më tepër distancim ndaj politikave të gjelbëra.

Deglobalizimi

COVID-19 i ka dhënë argumente shtesë atyre që janë të mendimit për një vetë-mjaftueshmëri të Europës më të madhe. Që përpara se të vinte virusi kishte zëra që dëshironin deglobalizim dhe zhvendosje të zinzhirëve të furnizimit nga kontinentët e tjerë drejt Europës. Kjo ka buruar pjesërisht nga politika: Politikat proteksioniste të Donald Trumpit kanë kërcënuar zinxhirët e furnizimeve ndërkombëtare, ashtu siç ka bërë Anglia me zgjedhjen e saj të Brexit-it.

Ndërkohë diferencat e pagave midis ekonomive në zhvillim (si Kina) dhe vendeve të pasura sa vijnë e zvogëlohen, duke reduktuar kështu avantazhet e prodhimit nga një vend jashtë BE-së.

Politikat me në krye kombin

Sa vjen e kryeqytetet e vendeve të Europës po fitojnë më tepër influencë ndaj institucioneve të BE-së. Për dekada këta institucione kanë humbur nga pakëz pushtet ndaj vendeve anëtare, të cilat nga ana e tyre nuk e kanë me sy të mirë fuqinë që Brukseli ka akumuluar e disponon.

Kryeqytetet kyçe të Europës e kanë shfaqur autoritetin e tyre gjatë kohërave të vështira. Ato e kanë bërë këtë gjatë krizës financiare e eurozonës kur i’u është dashur që të japin paratë e shpëtimit.

Tani, kanë vepruar kështu përsëri. Komisioni Europian e ka patur të vështirë t’i mbajë të 27 vendet anëtare bashkë si dhe t’i koordinojë përgjigjet e tyre ndaj COVID-19. E kjo, jo sepse shumica e fuqive kyçe që ka të bëjë me shëndetin e politikat fiskale qëndron në nivel kombëtar, por sepse shumë njerëz hedhin sytë nga liderët kombëtarë kur bëhet fjalë për të naviguar drejt vështirësive të paraqitura.

Kufij më rigoroz

BE-ja e ka fuqizuar kufirin e jashtëm të zonës së Shengenit që prej 2015-s, kur numri i individëve që kërkonin azil në europë u rrit shumë. Madje disa qeveri nxorën kontrollet në kufijtë e tyre ndonëse ishin brenda zonës së Shengenit.

Emergjenca e krijuar e shëndetit nga koronavirusi gjithashtu ka rritur dyshimet tek të huajt dhe në mars vendet e shengenit të BE-së mbyllën kufirin e tyre të jashtëm ndaj udhëtarëve jo-esencialë. Gjithashtu mjaft pengesa e probleme kanë dalë në zonën e Shengenit përsa i përket lëvizjes së lirë midis vendeve anëtare. Sigurisht do vij një moment kur qeveritë do ta kenë virusin nën kontrroll por dhe atëherë ato do të tregohen shumë të kujdesshme në lehtësimin e kontrrollit të kufijve të Shengenit. Ndërkohë vizitorë nga pjesë të botës ku virusi do të jetë akoma ekzistent e në nivele të mëdha nuk do të jenë të mirëpritur. Shumë politikanë do të dëshirojnë t’ia u bëjnë jetën sa më të vështirë të mundet emigrantëve jo të rregullt.

Reagimi kundër politikave të gjelbërta

Pandemia me shumë mundësi do të forcojë opozitën e politikave që janë të dizenjuara ndaj moderimit të krizës klimaterike dhe kthimit të jetëve tona në më ekologjike. Përpara se virusi të vinte populistët si “Demokratët e Suedisë” (Sweden Democrats), AfD-ja e Gjermanisë, Nigel Farage në Angli dhe jelekët e verdhë (gilets jaunes) të Francës nisën të përdornin nota shumë armiqësore ndaj politikave të gjelbëra e kjo si një mënyrë për të rritur bazën elektorale e mbështetjen e simpatizantëve.

Shumë votues, standarti i të cilëve i jetesës ëshët duke rënë në mënyrë dramatike, nuk do t’a dëshironin një goditje të mëtejshme në punët e tyre dhe në të ardhurat nga masat që janë të dizenjurara të sulmojnë ngrohjen globale. Shumë liderë europianë insistojnë se planet e tyre për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme emetimet e karbonit janë të shenjta. Por teksa recesioni hedh kthetrat në vendet e tyre, presioni tek ata për t’a moderuar axhendën e tyre “jeshile”, duke marrë parasysh e situatën industriale të vendit, do të forcohet.

Tensionet midis lindjet dhe perëndimit

Për disa vite ndarja midis lindjes dhe perëndimit e ka lënë Hungarinë, Poloninë dhe disa herë e vende të tjera të Europës qëndrore në keqkuptim me pjesën tjetër të BE-së. Këto vende i kanë refuzuar kërkesat e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve të ardhur nga lindja e mesme, madje disa prej tyre nuk kanë pranuar të marrin as edhe një. Gjtihashtu kanë refuzuar objektivat e reduktimit të emetimeve të karbonit, kjo pasi vendet lindore varen shumë nga qymyrguri. Po kështu kanë refuzuar funksionimin e mirëfilltë të sistemit gjyqësor duke I dhënë atij lirinë e vet të veprimit (në terminologjinë angleze përmendet si rule of law). Këtu kam parasysh Poloninë dhe Hungarinë të cilat e kanë mospërfillur pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe pluralizmin e medias.

Covid-19 e ka rritur këtë përçarje. Europianët e vendeve qendrore i frikësohen faktit se nuk do të marrin mbështetje financiare nga buxheti i BE-së pasi shtetet e jugut janë prekur shumë nga virusi. Ndërkohë Viktor Orbain kryeminsitri i Hungarisë e ka përdorur pandeminë si justifikim për të drejtuar vendin pa patur nevojën e mbështetjes së shumicës së deputetëve të parlamentit për të kaluar ligje të ndryshme duke rritur kështu frikërat se ai po krijon në mënyrë de fakto një lloj diktature.

Tensioni midis jugut e veriut

Virusi e ka rritur çarjen midis veriut dhe jugut të Europës që lindi para 10 vitesh me krizën e eurozonës. Gjermania, Hollanda, dhe vendet nordike hezitonin në dhënien e një ndihme të konsiderueshme vendeve të jugut që ishin në vështirësi.

Tani koronavirusi e ka goditur BE-në në mënyrë asimetrike. Vendet e jugut veçanërisht Italia e Spanja kanë përjetuar më tëpër vdekje se shumica e vendeve të tjera. Ato gjithashtu e kanë nisur krizën nga koronavirusi me nivele borxhi më të mëdhaja si dhe varen shumë nga turizmi që është goditur rëndë. Ato kërkojnë solidaritet nga veriu e idealisht në formën e eurobondeve (ku pak a shumë si koncept është ky: BE-ja merr hua para dhe më pas i disburson këto grante drejt vendeve që janë goditur më rëndë nga koronavirusi).

Liderët e BE-së kanë rënë dakort të ngrejnë një fond rimëkëmbjeje për të mbështetur rajonet më keq të prekura. Por ky fond ndihmese duket se do të anojë më shumë në anën e huave sa të granteve. Kjo pasi qeveritë veriore e kanë kundërshtuar transferimin në masë të madhe të këtyre ndihmave drejt jugorëve, prej niveleve të larta të borxhit që këta të fundit disponojnë.

Kjo dëshirë e qeverive veriore për të mos çuar ndihma financiare të mëdha drejt vendeve të jugut është shfrytëzuar nga interesat personale të kryeministrit italian me pikëpamje populiste, zoti Matteo Salvini. Një survejim i fundit ka gjetur se 49% e italianëve dëshirojnë ta lejnë BE-në.

Asnjë prej këtyre ndryshimeve të lart-përmendur nuk është i mirëpritur por nëse Europa e shtyn kërkesën e saj për vetë-mjaftueshmëri ekonomike në nivel të lartë atëherë do të dëmtojë benefitet që tregtia i’u jep gjithë kontinenteve. Ndërkohë mbyllja e kufijve brenda zonës së Shengenit apo me vendet jashtë këtij grupimi sapo koronavirusi të jetë nën kontrroll do të sjellë shumë pak fryte. Gjithashtu kur BE-ja përballet me sfida ndërkombëtare si depresione ekonomike, pandemi apo ndryshime klimaterike atëherë ajo ka nevojë për institucione qëndrore më të forta.

Liderët e BE-së nuk duhet t’i pakësojnë përpjekjet e tyre në zgjidhjen e çështjes së ngrohjes globale. Përçarja midis lindjes dhe perëndimit është alarmuese dhe nuk mund të zgjidhet përmes tolerimit ndaj mosrespektimit të funksionimit të ligjit në mënyrë të duhur (ose ndryshe në terminologjinë angleze rule of law). Përsa i përket ndarjes midis veriut dhe jugut, Banka Qendrore Europiane mund të bëjë mjaftueshëm për ta mbajtur Italinë dhe vendet e tjera të jugut brenda eurozonës. Por politikat përçarëse brenda këtyre dy krahëve mund të bëhen shumë të rrezikshme si dhe të rrisin pakënaqësinë brenda bllokut e më shumë mundësi të nxisin një vend që të lejë BE-në apo euron.

Charles Grant është drejtori i Qendrës për Reformën Europiane. Ky artikull është marrë nga “The Guardian” e është përshtatur në shqip nga “Si”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews