Ballina Kronika Aksident në rrugën lokale Xhepçisht-Trebosh

Aksident në rrugën lokale Xhepçisht-Trebosh

Dje (17 maj) rreth orës 16 e 35 minuta, në rrugën lokale Xhepçisht-Trebosh, në afërsi të hyrjes për në fshatin Trebosh, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë vetura ,,Seat” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari I.D. nga Tetova dhe biçikleta e tipit ,,Fanatic” e drejtuar nga 22-vjeçari D.Sh. nga Tetova.
Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar çiklisti, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t”i ofruar ndihmë mjekësore ku edhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews