Ballina Aktualitet 22 raste të tjera me Covid-19 dhe një viktimë në 24 orët...

22 raste të tjera me Covid-19 dhe një viktimë në 24 orët e fundit në vend

Në 24 orët e kaluara janë kryer 462 teste, dhe 22 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, të shpërndara sipas qyteteve:

Shkup-9,
Kumanovë-1,
Prilep-4,
Tetovë-6,
Veles-1
Ohër-1

Një pacient nga Shkupi (79 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë, më 13 maj dhe sot ka ndërruar jetë. Me numrat e sotëm Shkupi dhe Kumanova barazohen për nga numri i viktimave, 20 Shkupi dhe 20 Kumanova. Ndërsa po ashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1762, numri i pacientëve që janë shëruar është 1267, numri i vdekjeve ka arritur në 98, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397.

@tn.lajmelokale
@tetovanews