Ballina Kronika 2 trafikantë shqiptarë, një laborator droge kapen në Itali (Video)

2 trafikantë shqiptarë, një laborator droge kapen në Itali (Video)

Policia italiane ka arrestuar më 9 maj, dy shqiptarë, ka sekuestruar 34 kilogramë heroinë dhe një laborator të përpunimit të drogës.

Personat e arrestuar janë Alfred Tusha dhe Leonard Spahiu, 28 dhe 48 vjeç, të padënuar, të cilët kishin marrë me qira apartamentin ku u gjend droga.

Media italiane shkruan se kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur nga Policia në zonën e Abruzzos, në Chieti. Droga kap vlerën e 2 milionë eurove në treg.

Hetimi nisi si pasojë e uljes së sasisë së drogës në treg nga masat ndaluese të Covid-19 dhe rritjes së kërkesës. Policia dyshoi se një ngarkesë e madhe pritej të vinte për të mbushur boshllëkun e krijuar në treg dhe filloi të mbikqyrë personat e njohur si trafikantë ose përdorues në zonë.

Më 8 maj, policia pa në Chieti një të ri italian, të njohur për trafik droge, në shoqërinë e dy shqiptarëve.

Policia i ndoqi dy shqiptarët, të cilët u largaun me makinë drejt Peskarës. Më pas dy shqiptarët hynë në një pallat dhe pas pak minutash dolën jashtë me 4 pako të presuara, secila me 500 gram heroinë.

Pas kontrollit të policisë, në apartament u gjend 25 kilogramë heroinë dhe një laborator droge.

Policët e zonës shprehen se nga masat ndaluese të Covid-19, ekonomia kriminale është dëmtuar shumë, por kanë përfituar përdoruesit e dorgës, shëndeti i të cilëve, sipas njoftimeve të qendrave të kujdesit, është përmirësuar shumë këto kohë.

VIDEO bonus:
Loading...