Ballina Shëndeti Koronavirusi Studiuesit gjermanë rrëzojnë amerikanët, ja çfarë thonë mbi mundësinë e marrjes së...

Studiuesit gjermanë rrëzojnë amerikanët, ja çfarë thonë mbi mundësinë e marrjes së COVID 19 në supermarket

Një studim gjerman tregon se të bërit pazar në dyqane apo supermarkete, nuk përbën rrezik infektimi nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga Hendrick Streeck, drejtor i Institutit të Virologjisë së Universitetit të Bonit.

Ai gjithashtu është një nga ekspertët kryesorë, pas një studimi të kryer mbi popullsinë e Heinsberg, një nga shpërthimet kryesore në vend, me 1.400 raste pozitive dhe 46 vdekje nga koronavirusi.

“Nuk ka rreziqe të konsiderueshme të infektimit teksa shkoni dhe bëni pazar,”- thotë Hendrick Streeck.

“Epidemia përhapet kur njerëzit janë në distancë të afërt për një periudhë mjaft të gjatë”, tha ai për RTL, televizion në Luksemburg.

Sa i përket infektimit nëpërmjet objekteve (si përshembull: nga dorezat e dyerve, telefonat, tualetet) ai thotë:

”Që të infektohemi në këtë mënyrë, duhet që dikush të kollitet në dorën e tij dhe ta prekë përshembull dorezën e derës dhe menjëherë, dikush tjetër duhet ta prekë atë dhe dorën më pas ta vendosë në fytyrë”.

Këto pretendime hedhin poshtë në mënyrë efektive studimin e realizuar në SHBA, sipas të cilit Covid-19 mund të mbijetojë për një ditë në karton, për tre ditë në çelik dhe për pesë ditë në plastikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews