Ballina Bota Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin...

Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin me 10 milionë banorë

Një qytet i madh kinez ka ndërmarrë masa të rrepta karantinimi pasi në të është shfaqur një valë e dytë koronavirusi.

Më shumë se 70 persona janë konfirmuar me Covid-19 në Harbin, pasi mendohet se virusi është “importuar” në këtë qytet nga një student i kthyer nga Nju Jorku, siç raportojnë mediat lokale.

Zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet dhe kanë urdhëruar komunitetet që të monitorojnë çdo vizitor të huaj që hyn në qytetin me 10 milionë banorë.

Lajmi vjen pasi Kina njoftoi sot se në Wuhan, ish-epiqendra e pandemisë, ka vetëm dy pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews