Ballina Aktualitet Opinione Strategu i UÇK-së në zonën e Karadakut, Lefter Koxhaj – Komandant Teli!...

Strategu i UÇK-së në zonën e Karadakut, Lefter Koxhaj – Komandant Teli! (VIDEO)

Nga Adnan Azizi

Lufta në Maqedoni u udhëheq nga çlirimtarët me ideale të pastërta kombëtare, por u keqpërdor nga pushtetarët me ambicie profitere!
Një ndër këta idealist dhe atdhedashës që kishin synim arritjen e barazisë etnike shqiptare dhe ndalimin e përbuzjes së kombit tonë ishte Komandant Teli, sinonim i lirisë dhe realizimit të kauzës tonë kombëtare!

I ardhur nga Shqipëria në zonat e luftës në Maqedoni duke braktisur familjen e tij që për të ishte e shenjtë, për diçka edhe më të shenjtë për të, për çlirimin e popullit të tij i cili po nëpërkëmbej në Maqedoni!

Sot pas 20 viteve kur sheh gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe ekzistenciale të familjes së Komandant Telit të bien ndërmend dy momente: Gjaku i derdhur i tij për ta sjellur lirinë dhe luksi i atyre që përvetësuan meritat e luftës në emër të atyre që dhanë më të shtrenjtë – Jetën e tyre!
Po e pyes publikisht “Kryekomandantin” e pasluftës larg fronteve luftarake Ali Ahmetin: Si ndjehesh shpirtërisht nëse të ka ngelur pak shpirt dhe zemër kur sheh se në çfarë mjerimi jeton sot familja e TELIT ndërkohë që ti dhe komandantët e tu milionera po azdiseni në luksin e pasluftës?! A nuk ju vret ndërgjegjja nëse ju ka mbetur një e tillë për pakujdesin që e keni për familjet e dëshmorëve?!

Turpi qoftë edhe për shtetin e Shqipërisë që nuk ka pasur as interesin më të vogël për një strateg lufte dhe shtetas të saj që ka sakrifikuar dhe ndihmuar popullin shqiptar këtu në Maqedoni kur këtë e kërkon edhe vetë kushtetuta e Shqipërisë dhe turp për shtetin e Shqipërisë që një familje e një martiri në shekullin 21 të përballet me kushte mizore jetese!

Apeloj publikisht që atë që nuk e bëri komandanti i pasluftës dhe i larg fronteve ushtarake Ali Ahmeti për ushtarët e UÇK-së, dëshmorët dhe familjet e tyre, të mobilizohemi ne e ta bëjmë në format dhe mundësitë që i kemi!

Dje TELI ishte tek ne kur neve na u duheshte, sot ne duhet të jemi tek familja e Komandant Telit kur atyre ne sot ju duhemi më shumë se kurrë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews