Ballina Kronika Si në filma/33 vjeçari nga Piroku përplas policin, dëmton gardhin e pikës...

Si në filma/33 vjeçari nga Piroku përplas policin, dëmton gardhin e pikës së pagesës rrugore, përplas dy makina policie…

Mbrëmë (2 prill), rreth orës 23 e 20 minuta, në Siriçinë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, e kanë privuar nga liria 33-vjeçarin M.A. nga Piroku i Tetovës, i cili ka drejtuar veturën ,,Folkcvagen Passat” me targa të Gjermanisë, ku te vetura më vonë janë vërejtur shenja të pluhurit të bardhë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Ky person, së pari në fshatrat Topçlicë dhe Vrapçishtë të Gostivarit ka kundërshtuar urdhërin e pjesëtarëve të policisë që të ndalojë dhe ka vazhduar të ikë, ndërsa në një moment, duke u kthyer mbrapa, me veturën e ka përplasur pjesëtarin e policisë i cili ka pësuar lëndime trupore. Më pas, duke ikur në autostradën Gostivar-Tetovë e ka dëmtuar mburojën e pikpagesës rrugore. Pastaj ka vazhduar në drejtim të fshatit Zhelinë dhe në rrugën lokale për në fshatin Siriçinë ka aksidentuar dhe dëmtuar edhe dy vetura të MPB-së. Në shenjë të paralajmërimit që i njëjti të ndalojë, pjestarët e policiës kanë shtënë disa plumba paralajmërues në ajër.

Personi M.A. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë për disa vepra penale.

Video plus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews