Ballina Aktualitet Shtabi i Krizave në Tetovë kërkon masa më të rrepta, ngjashëm si...

Shtabi i Krizave në Tetovë kërkon masa më të rrepta, ngjashëm si në Kumanovë

Shtabi i Krizave në Tetovë ka dërguar kërkesë deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisës së Veriut ku kërkohet vendosja e masave shtesë në territorin e kësaj komune, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Respektivisht, Shtabi i Krizave në Komunën e Tetovës kërkon shtrëngimin e masave për lëvizjen e qytetarëve, më konkretisht kërkohet që ora policore ditëve të punës të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme kurse gjatë fundjavës të merret vendim për ndalimin e plotë të lëvizjes sipas shembullit të Komunës së Kumanovës.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës së sotme tha se gjatë ditës së nesërme Qeveria do të diskutojë për masa më të rrepta për të gjithë territorin e vendit./Alsat

VIDEO bonus:
Loading...