Ballina Kultura Shqiptarët në literaturën daneze: Vizitë në bibliotekën-muze të Ixhet Lutfiut (VIDEO)

Shqiptarët në literaturën daneze: Vizitë në bibliotekën-muze të Ixhet Lutfiut (VIDEO)

Ixhet lutfiu është me origjinë nga Veshalla e Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Tetovë. Në Univerzitetin e Kopenhagës (pa shkëputje nga puna) ka përfunduar studimet në drejtimet Shkencat e Filmit dhe të Medias si dhe Studimet për Minoritetet.

Njëkohësisht (poashtu pa shkëputje nga puna) ka qenë i angazhuar vullnetarisht që nga viti 1991 si gazetar e udhëheqës në RTV “Zëri i Kosovës” me seli në Kopenhagë, me ç’rast ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm profesional si autor i qindra programeve e emisioneve në këtë medium.

Krahas filmave tjerë është autor edhe i filmit dokumentar “Rrënjët Shqiptare – Dheu Danez”, në verzionin shqip (6 orë) dhe në verzionin danez (2 orë).

Anglishtja e tij perfekte i ka mundësuar që të jetë njohës i historisë, kulturës e traditës të shumë popujve në botë.
Është dashamir i muzikës, sportit e artit në përgjithësi por pasioni i tij i veçantë është libri. Dhe duke pasur librin të përzemërtë Ixheti është një nga koleksionistët më të dalluar në Danimarkë (ndoshta i vetmi nga shqiptarët e këtueshëm) që ka grumbulluar thuajse të gjitha librat që danezët kanë shkruar për shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe librin unik të Ludvig Holbergut kushtuar heroit tonë kombëtar Skenderbeut, botuar për herë të parë në vitin 1739.

Për këtë pasion dhe për një pjesë të aktivitetit të tij të çmuar kohë më parë shkroi edhe gazeta Epoka e re në Prishtinë, por ne sot teleshikuesve tonë do ju sjellim më shumë nga ky thesar të koleksionistit të pasionuar Ixhet Lutfiut.

 

VIDEO bonus:
Loading...