Ballina Bota Shokuese në Florida, zjarri djeg më shumë se 3500 makina pranë aeroportit...

Shokuese në Florida, zjarri djeg më shumë se 3500 makina pranë aeroportit (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pranë një aeroporti në Florida duke djegur më shumë se 3500 makina që jepeshin me qira. Ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar flakët të cilat u përhapën me shpejtësi, por zjarrfikësit përdorën edhe helikopterë për ti shuar. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të madh, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e vërtetë.

Makinat e djegura qëndronin në një zonë me bar dhe i përkisnin kompanisë të makinave me qira në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas Jugperëndimore në Fort Myers. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00 dhe pamjet e siguruara nga Daily Mail tregojnë sa shpejt u përhapën dhe dogjën makinat.

Thuhet se kompania e kishte parkingun e mbushur me automjete për shkak të izolimit nga koronavirusi. Klientët ishin të paktë pasi pjesa më e madhe e udhëtimeve janë anuluar dhe lëvizjet janë kufizuar me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews