Ballina Bota SHBA në alarm/ Mesazhi tronditës i mjekëve të Harvardit

SHBA në alarm/ Mesazhi tronditës i mjekëve të Harvardit

Mjekë të njohur nga Qendra e Shkollave Mjekësore dhe të Bioetikës në Harvard si dhe bashkëpunëtorë të tyre kanë nënshkruar individualisht një thirrje për qytetarët amerikanë, pas situatës alarmante që ka krijuar përhapja e Covid 19 në të gjithë vendin. Thirrja e botuar në disa nga mediat kryesore të SHBA, e bën të qartë situatën jashtëzakonisht të rrezikshme që po kërcënon SHBA-në. Më poshtë thirrja e mjekëve për publikun amerikan:

“Ndërsa bota por reagon ndaj krizës së shëndetit publik të shkaktuar nga koronavirusi, i gjithë komuniteti mjekësor, i përbërë nga spitale dhe ofrues të panumërt, po punon pa u lodhur për të qenë në mbështetje të pacientëve dhe të stafeve përballë rrezikut të përshkallëzimit në situata të papara nga Covid-19.

Shumë nga veprimet tona bazohen fort në vitet e punës dhe përvojave të mëparshme, si rastet e sulmeve të 11 shtatorit, ajo e maratonës së Bostonit dhe epidemitë e mëparshme të gripit, që na kanë srëvitur për të përballuar katastrofa. Mësimet e fundit që vijnë nga Kina dhe Italia sugjerojnë që publiku duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm, pasi përkundër dëshirave tona, rrezikohemi që mbështetja tipike mjekësore së shpejti mund të mos jetë në dispozicion për të gjithë.

Ka qenë e qartë që disa javë më parë se ne duhej të bënim gjithçka të mundur për të parandaluar, ose të paktën për të vonojmë sa të jetë e mundur, situatat kur nevojat e pacientëve të tejkalojnë mundësitë tona të disponueshme, përfshirë shtretërit spitalorë të emergjencës; ventilatorët dhe pajisjet e tjera; dhe mbi të gjitha vetë personelin.

Ne kemi bashkërenduar me zyrtarët e shëndetit publik për të mbështetur hapat për të minimizuar përhapjen e koronavirusit, duke punuar gjithashtu me zell dhe urgjencë të madhe për të optimizuar burimet që kemi, dhe për të siguruar edhe më shumë të tilla. Kjo ka përfshirë anulimin e operacioneve të planifikuara, kalimin në vizitat online kur ishte e mundur, respektimin e masave të sigurisë, kufizimin e takimeve me persona tjerë dhe kufizimin e vizitorëve për të mbrojtur pacientët më të rrezikuar. Është thelbësore që publiku tu kushtojë vëmendje të gjitha këshillave për të mbajtur distancën fizike.

Nëse e ngadalësojmë këtë pandemi dhe e rrafshojmë kurbën e saj, komuniteti mjekësor mund të ketë më shumë shans për të luftuar në përmbushjen e nevojaës së të gjithëve për kujdes shëndetësor. Ndërsa ju mund të mos e besoni rrezikun e lartë, virusi mund të shkaktojë sëmundje kritike dhe madje edhe vdekje në të gjitha grupmoshat. Për më tepër, ju lehtësisht mund ta kaloni virusin tek njerëzit që janë më të prekshëm. Duke pasur parasysh se sa ngjitës është koronavirusi, është thelbësore që të gjithë ne të bëjmë gjithçka mundemi për të mos infektuar të tjerët.

Nëse përpjekjet për të maksimizuar burimet tona mjekësore nuk do të mjaftojnë, ne po përgatitemi për atë që është një kërkesë shumë e madhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor në ditët e ardhshme, veçanërisht kujdesin kritik. Ndërsa përpiqemi çdo ditë të identifikojmë strategji proporcionale me sfidat me të cilat përballemi, ne mund të jemi të detyruar të kalojmë në “Standardet e Kujdesit në Krizë”.

Në përputhje me këto standarde, të zhvilluara gjatë shumë viteve në plan kombëtar dhe global për kriza të mundshme pandemike, sistemet e kujdesit shëndetësor duhet ta zhvendosin fokusin nga optimizimi i kujdesit për secilin pacient individual në një qasje të gjerë të popullatës. Është mënyra e vetme për të qenë të sigurtë se po përmbushim me etikë përgjegjësitë tona ndaj të gjithë pacientëve.

Gjatë ndërmarrjes së këtij veprimi, angazhimi ynë për parimet e drejtësisë dhe respektit kërkon që ne të praktikojmë procedura të bazuara në prova, të drejta dhe transparente për të arritur përfitimet maksimale të përgjithshme për tërë komunitetin. Situata të tilla mund të përfshijnë, pamundësinë për të ofruar, ose vazhduar, trajtimin me kujdesin kritik /ose mbështetjen me ventilatorë për pacientët të cilët, bazuar në kriteret më objektive dhe prova të disponueshme, kanë një prognozë të dobët për të justifikuar përdorimin e atyre burimeve të kufizuara, duke privuar kujdesin për pacientët e tjerë për të cilët ka gjasa përfitimi.

Nëse përballemi me atë situata tragjike, politikat dhe procedurat që janë në fuqi do të sigurojnë që, pavarësisht se cilat zgjedhje duhet të bëhen, ne do të vazhdojmë të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo pacient me dhembshuri dhe respekt. Si profesionistë mjekësorë të përkushtuar për kujdesin më të mirë të mundshëm dhe rezultate për të gjithë pacientët, marrja e këtyre vendimeve do të jetë e rëndë për të gjithë të përfshirët.

Askush prej nesh nuk dëshiron të jetë në situatën që të zgjedhë se kush do të jetojë dhe kush jo, për shkak se aftësia jonë për të trajtuar është e mbingarkuar. Kjo është arsyeja pse ne e lusim publikun të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe të tillë: Qëndroni në shtëpi!

Nëse Masaçusets ndjek një normë transmetimi të ngjashme me zonat si Italia Veriore, ku personeli mjekësor detyrohet të përzgjedhë pacientët për trajtim, ne do të bëjmë gjithçka mundemi që të fitojmë dhe meritojmë besimin e të gjithëve të përfshirë ose të prekurve – pacientëve tanë, familjeve të tyre, stafeve tona dhe publikut. Ne kërkojmë mbështetjen e të gjithëve ndërsa po punojmë që të jemi sa më transparentë dhe etikë, veçanërisht në këto kohëra sfiduese dhe të pasigurta”. /Boston Globe

/Përgatiti: Mapo.al/

VIDEO bonus:
Loading...