Ballina Bota Pandemia e koronavirusit: Një intervistë me 4 mjekë kinezë në epiqendrën e...

Pandemia e koronavirusit: Një intervistë me 4 mjekë kinezë në epiqendrën e pandemisë në Wuhan

South China Morning Post me seli në Hong Kong ka shkruar muajin e kaluar se një 55 vjeçar mund të ketë marrë një infektim të ri nga koronavirusi më 17 nëntor 2019. Ky person ka qenë rasti i parë i konfirmuar me COVID-19, por aautoritetet theksojnë se nuk ka qenë pacienti zero. Rasti i mëpasëm i konfirmuar është shfaqur më 1 dhjetor 2020, por nuk kishte lidhje me Tregun e Përgjithshëm të Peshkut e Huanan të ndodhur në Wuhan. Kanali shtetëror televiziv kinez CCTV ka referuar më 19 janar 2020 se epidemia fillimisht është identifikuar në Wuhan më 12 dhjetor. Raste të pazakonta prekjesh të ngjashme me polomonitin qenë shfaqur në spitalet vendore.

Fluidë të grumbulluara nga këta pacientë të pranuar në pavionet e kurimeve intensive (ICU) jnë vlerësuar nga Instituti i Virologjisë së Wuhan. 6 nga 7 pacientët qenë shitës ose shpërndarës që punonin në treg. Më 21 dhjetor, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka botuar raportin e tij mbi një grup pacientësh të prekur nga një “polmonit me origjinë të panjohur”. Kur më shumë pacientë u shtruan për patologji të rënda të ngjashme me polmonitin që i lidhte me Tregun, Komisioni Shëndetësor Lokal i Wuhan ka shpërndarë një paralajmërim urgjent më 30 dhjetor në profilin e tij mediatik social Weibo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS) është njoftuar se kishte 27 raste të dyshimta, prej të cilëve 7 në kushte kritike. Në atë kohë sekuenca gjenetike e patogjenit ishte konsideruar gabimisht se tregonte që bëhej fjalë për koronavirusin e Severe Acute Respiratory Syndrome (SARS). Shumë mjekë e kanë ndarë një informacion të tillë në internet, midis të cilëve Doktori Li Wenliang, një oftalmolog i Spitalit Qendror të Wuhan që ka nxjerrë në rrjet  një  paralajmërim për kolegët e tij e Shkollës së Mjekësisë nëpërmjet një grupi WeChat. Kur teksti i tij është bërë viral, është akuzuar ashpër nga autoritetet se “po formulon komente false” dhe “prishje të rëndë të rendit shoqëror”, ështëë detyruar të nënshkruajë një deklaratë. E ka marrë virusin më 12 janar dhe ka vdekur më 7 shkurt. Më 1 janar autoritetet kineze e kanë mbyllur Tregun e Peshkut e Huanan. Më 2 janarr kishte 41 pacientë të shtruar me infeksione të konfirmuara në laborator. Janë transferuar në Spitalin Jinyintan të Wuhan.

Shkencëtarët kinezë e Institutit Kombëtar të Kontrollit e të Parandalimit të Sëmundjeve Infektive kanë përcaktuar sekuencën gjenetike e virusit të ri më 3 janar, duke e pagëzuar 2019-nCoV. Autoritetet shëndetësore janë vënë në alarm nga rritja e papritur e rasteve të referuara, me shumë prej tyre të sëmurë rëndë. Asnjë vdekje nuk ka qenë referuar, por kontaktet e ngushta qenë të  kontrolluara. Për saktësi, Drejtori i CDC-së amerikane Robert Redfield ka paralajmërur Sekretarin amerikan të Shëndetësisë dhe të Shërbimeve Njerëzore Alex Azar të  njëjtën ditë që ka kryer diskutimet e tij me mjekët kinezë lidhur me virusin. Qendra e Hong Kongut për Infeksionet ka paralajmëruar qyteti duhej të përgatitej të merrte masa të rrepta survejimi ndaj një polmoniti të ri viral që po përhapej midis njerëzve. Ministria e Shëndetësisë e Singaporit është informuar për një vajzë 3 vjeçare kineze me polmonit dhe një histori vizite në Wuhan. Fëmija ka rezultuar negative për SARS dhe MERS-CoV.

Më 7 janar autoritetet kinezze po kryenin një shtrëngim ndaj të gjitha mediave sociale që botonin informacione lidhur me epideminë. CDC-ja amerikane ka nxjerrë një njoftim kujdesi për udhëtimet në Wuhan. Në Korenë e Jugut autoritetet shëndetësore kanë vendosur në izolim një 36 vjeçar kinez që kthehej nga Wuhan dhe kishte kollë e ethe. OMS-i ka konfirmuar se një koronavirus i ri ishte izoluar më 9 janar. Ishte konfirmuar edhe vdekja e parë: një 61 vjeçar që ishte klient i rregullt i Tregut të Peshkut. Kishte patologji të shumta, midis të cilave një sëmundje hepatike. Më 13 janar virologët kinezë kishin botuar sekuencën e genomës së virusit në GenBank, arkivin e sekuencave gjenetike të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH). Tajlanda ka referuar rasstin e parë e konfirmuar me 2019-nCoV në një grua kineze të ardhur me 8 janar në Bangkok. Më 15 janar është konfirmuar vdekja e dytë  e një 69 vjeçari në Kinë, që ishte sëmurë më 31 dhjetor.

OMS-i ka konfirmuar se një ekip i Qendrës Gjermane për Kërkimin e Infeksioneve dhe Virologëve në Spitalin Charité të Berlinit kishte zhvilluar një test të ri laboratorik në gjendje që të identifikonte 2019-nCoV. Protokolli i analizave është botuar. Sipas Doktorit Christian Drosten, Drejtor i Institutit, “sot që ky test diagonstikues është gjerësisht i disponueshëm, prej se nuk do të duhet shumë përpara se të jemi në gjendje t’i diagnostikojnë në mënyrë të besueshme rastet e dyshimta. Kjo do t’i ndihmojë shkencëtarët nëse virusi është në gjendje ose jo të përhapet midis njerëzvve. Ky është një hap i rëndësishëm në luftën tonë kundër virusit të ri”.

Më 21  janar një total prej 291 rastesh është referuar në të gjitha qytetet kryesore të Kinës. Qendra MRC për Analizimin e Sëmundjeve Infektive e Imperial College të Londrës ka sugjeruar se modelet e saj parashikonin më shumë se 1700 raste të prekurish. Qeveria kineze ka nisur t’i paralajmërojë funksionarët e nivelit të  ulët që mos e fshihnin më përhapjen e koronavirusit. Më pas është është bërë e njohur edhe se Presidenti Xi Jinping ishte në dijeni të epidemisë më përpara  nga sa është referuar. Të njëjtën ditë, Shtetet  e Bashkuara kanë referuar rastin e parë në Washington State. Më 24 janar shumë vende jashtë Kinës kanë referuar raste të rëndësishme. Rasti i parë i konfirmuar i transmetimit midis njerëzve jashtë Kinës është verifikuar në Vietnam. Byroja Politike kineze e ka vendosur të gjithë Provincën Hubei në një karantinë qytet për qytet që ka prekur rreth 60 milion njerëz.

Në mes të marsit, Benjamin Mateus i WSWS-së, me anë të një ndërmjetësi, ka pasur mundësinë të komunikojë me 4 mjekë kinezë të impenjuar qysh nga fillimi në reagimin e madh ndaj pandemisë së COVID-19 në Wuhan. Për të garantuaar anonimitetin e këtyre njerëzve emrat dhe vendet janë ndryshuar. Korrespondenca është rishikuar dhe ristrukturuar për qartësi dhe shkurtësi.

Mirëdita, do të doja t’u falenderoja të gjithëve që keni pranuar të ndani përvojat tuaja. Janë të rëndësishme që lexuesit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Wuhan dhe të dëgjojnë drejtpërsëdrejti nga ju sesi keni operuar gjatë kësaj periudhe cfilitëse. Por përpara se të filloni, a mund të na thoni shkurtimisht se me çfarë merreni?

Dok. X: Unë jam anesteziolog i nje qendre provinciale terciare e Provincës Hubei.

Dok. D: Unë punoj në repartin e emergjencës. Punoj në një provincë tjetër në një qendër provinciale terciare.

Dok. Z: Faleminderit. Po, unë jam internist i specializuar në mjekësi respiratore. Përqnëdrimi im gjatë epidemisë së Ëuhan është drejtuar nga vlerësimi i pacientëve të dyshuar me tamponë oralë për verifikimin e koronavirusit. Kemi organizuar edhe tomografitë e kompjuterizuara (CT) të tyre. Nëqoftëse testi dilte pozitiv apo rezultatet tregonon polomonit, i shtronim në spital. Atë zzonë e quanim salla “vëzhguese”.

Dok. W: Unë jam marrë me obstetri e gjinekologji, lindje dhe kurim të problemeve femërore. Doktor Z dhe unë jemi të dy nga Wuhan.

 Doktor D., kur jeni thirrur në Wuhan?

Dok. D: Ekipi im dhe unë jemi dërguar në Wuhan më 24 janar, kur Provinca Hubei është vendosur në izolim. Ishte vigjilja e Vitit të Ri Kinez. Me marrjen e urdhërave nga qeveria, kemi organizuar menjëherë ekipet dhe rezervat tona mjekësore. Kam punuar në një ekip me 138 operatorë.

 Si keni shkuar në vend?

Dok. D: Kemi shkuar me një fluturim të organizuar nga qeveria. Me të arritur, jemi vendosur në një hotel afër. Të gjithë operatorët mjekësore, edhe ata të Wuhan, anipse shtëpitë e tyre qenë në krah të spitalit, u është dashur të qëndrojnë në hotelet e caktuara. Ushqimi ishte i bollshëm dhe i shijshëm. Ishte i dhuruar nga qytetarët.

Pse u sistemuat në këtë mënyrë?

Dok. Z: Kryesisht për të mbrojtur familjet tona. E kishim kuptuar se do të kishte qenë e pamundur të qëndrohej me to dhe të ruhej siguria.

A mund të nna tregoni sesi furnizoheshin spitalet?

Dok. D: Qeveria ishte përgjegjësie e koordinimit për të gjitha furnizimet e nevojshme. Dega jonë qeveritare koordinonte nëpërmjet seksioneve rajonale, që më pas i shpërndanin në nivelet e mëtejshme. Ekzistonte edhe një rrjet që e kemi krijuar për këto situata.

Doktor D., ku punonit?

Dok. D: Ekipi im ishte caktuar në një spital tradicional të përgjithshëm në Hankou, i konvertuar në një spital për pranimin e pacientëve me COVID-19 gjatë epidemisë. [Qyteti i Wuhan është një konglomerat i “tri qyteteve të Wuhan”: Hankou, Wuchang dhe Hanyang. Gjendet në veri të takimit të lummenjve Han dhe Yangtze].

Doktor X., a mund të na flisni për numrin e operatorëve të asistencës shëndetësore që kanë asistuar Wuhan?

Dok. X: Kur ka hyrë në fuqi izolimi dhe janë mobilizuar resurset tona, mendoj se kanë qenë rreth 40000 operatorë të asistencës shëndetësoree në mbështetje të përpjekjeve tona këtu në Provincën Hubei. Në fillim ka qenë e vështirë. Spitalet po përmbyteshin nga pacientët dhe nuk qemë në gjendje ta përballonim ritmin. Po ndjeheshim ngushtë  nga rezervat, por tani kemi arritur t’i pajisim spitalet me personel dhe kemi pajisjet e nevojshme.

E si shkonte puna në pavione? Kemi parë pamje mjekësh kinezë më veshje të plotë mbrojtëse?

Dok. X: Kemi mësuar me shpejtësi të zhvillojmë procedurën e veshjes dhe heqjes së mjeteve tona mbrojtëse. [Kanë shpjeguar se vishnin veshjen e plotë mbrojtëse, në vend që të maskave ddhe rrjetave për flokët – me maska me shikues dhe 4 palë doreza]. Ishte shumë e vështirë të punoje i veshur me to. Punonim me turne. Mjekët  kanë turne 6 orëshe, kurse infermieret kanë turne 4 orëshe. Kalonin një orë përpara turnit tonë për të veshhur mbrojtëset dhe një orë më pas vetëm për t’i hequr. Kur intubonim pacientë, përdoreshin respiratorë.

Dok. D: Mund të kemi qenë tejet të zellshëm në veshjet e syzave mbrojtëse dhe mjeteve të tjera mbrojtëse më shumë nga sa ishte e nevojshme. Mbanin nga 3 deri 4 shtresa dorezash. Është e vështirë të thuash nëse ishin të nevojshme apo jo, por e kemi filluar me një tepri masash paraprake.

Doktor Z., kam lexuar se mjekët kinezë përdornin tomografi të kompjuterizuara për të diagnostikuar pacientët  me COVID-19. Pse?

Dok. Z: Kemi mësuar se pacientë me simptoma të lehta nganjëherë dërgoheshin në shtëpi dhe sëmureshin. Kemi mësuar se tomografia e kompjuterizuar kishte një vlerë parashikuese. Kështu, nëse një paacient ka rezultuar pozitiv, por ka simptoma të lehta, mund të shkojë në shtëpi vetëm në rasti se skanerizimi CT nuk tregon se ka inflitrime polmoniti.

Dok. D: Edhe tani që epidemia ka përfunduar, qëndrojmë vigjilentë. Ndoshta 2 apo 3 javë më parë kemi pasur një 72 vjeçar të ardhur pa vështirësi respiratore apo ethe, vetëm marrje mendësh dhe lodhje. Pacienti ishte pranuar në Departamentin e Neurologjisë. Kur i kanë bërë CT-në, pacienti kishte të gjitha shenjat karakteristike të COVID-19 në mushkëri. 17 mjekë dhe inferimiere kanë mbetur të infektuar dhe Departamenti është mbyllur. Kështu, CT-ja ka rezultuar e vyer kur pacientët nuk paraqesin sinjale dhe simptoma të zakonshme.

Si i përballuan familjet tuaja mungesën gjatë epidemisë?

Dok. W: Im shoq punon në një kantier detar si drejtues dhe kemi mbetur të ndarë për t’u mbrojtur nga infektimi. Por edhe ai është impenjuar në luftën kundër COVID-19. Nuk janë vetëm operatorët shëndetësorë. I gjithë vendi është i impenjuar në luftë. I mungojmë njëri tjetrit, por ndihmon të dihet se të gjithë janë të impenjuar.

Dok. X: Im bir është në universitet, kështu që e dimë se është i sigurtë. Edhe ime shoqe është mjeke dhe punojmë në të njëjtin spital. Strehohemi në hotel, por kemi dhoma të veçanta. Situata ka qenë e vështirë, por e dimë se sëmundja mund të pparandalohet, kontrollohet dhe të kurohet. Mbesim të impenjuar dhe vigjilentë.

Dok. Z: Im shoq është mjek dhe punon edhe ai në spitalin tonë. E kemi dërguar djalin tonë të jetojë me gjyshërit përpara se të mbyllej Wuhan. E dinim se situata do të iishte shumë e rëndë dhe nuk do të ishim në gjendje të kujdeseshim për të.

Sipas jush, çfarë vështiirësisë kenii hasur në Wuhan në luftën tuaj kundër epidemisë?

Dok. X: Në fillim të epidemisë në Wuhan, autoritetet vendore e kanë fshehur problemin. Nuk e kanë njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë apo qeverinë. Në vijim është bërë e pamundur të fshihej, por infektimi po përhapej me shpejtësi. Asistenca shëndetësore kishte mungesa në personel dhe në rezerva.

Ka qenë për këtë arsye që koeficenti i vdekshmërisë ka qenë kaq më i lartë në Wuhan sesa në provincat e tjera?

Dok. X: Qemë në një situatë të vështirë. Kishim mungesa në ilaçe. Megjithatë, qeveria ka qenë në gjendje të shpërndajë pajisje mjekësore – veshje mbrojtëse, doreza, maska – dhe deri ushqim e tjetër në çdo spital. Kemi ndërtuar deri dy spitale brenda dy javësh.

Spitalet në Europë e në Shtetet e Bashkuara janë përmbytur nga rastet. Si e keni përballuar sulmin e pacientëve të infektuar?

Dok. X: Në spitalin ku punoja kishte 3000 dhma për të sëmurë. Kishim vendosur  që t’i ndnim dhomat me pacientët me COVID-19, por i kemi mbajtur pacientët vetëm e dyshimtë në dhoma të veçanta. Në këtë mënyrë kemi zgjeruar kapacitetin tonë. Ama duhet bërë ajo që është e nevojshme. T’i keshë pacientët me COVID-19 sëbashku edhe na ka ndihmuar që ta përballojmë më mirë situatën pasi kanë qëndruar në shoqëri. Familjeve nuk i lejohej t’i vizitonin.

Doktor W., keni zbuluar se paciente shtatzëna me COVID-19 reagojnë me pak apo kanë më shumë komplikacione?

Dok. W: Nuk kemi zbuluar rreziqe speciale ekstra në shtatzanësi respektivisht atyre jo shtatzëna. E kemi trajtuar shtatëzaninë e tyre jo ndryshe nga zakonisht, por familjeve të tyre nuk u lejohej të qëndronin me to.

Domethënë gratë shtatzëna ia kanë kaluar mirë?

Dok. W: Po, në pjesën më të madhe të tyre. Praktikisht kemi pasur një prag më të ulët për ta transferuar pacienten për një çezarian për shkak të vështirësisë në përpjekjen për frymëmarrje gjatë lindjes.

Po përsa i përket të sapolindurit?

Dok. W: Të sapolindurit janë transferuar në një sallë me presion negativ, të izoluar dhe kanë qëndruar në karanntinë për 2 javë. Nënat kanë qëndruar edhe dy javë të tjera në karantinë pasi janë bërë asimptomatike dhe kanë pasur një test negativ për acidin nukleik. Në rast se si nëna, ashtu edhe fëmija rezultonin negativë, atëhere fëmija mund të qëndronte me nënën dhe të ushqehej me gji.

Cilën pjesë të punës keni gjetur të gjithë si më impenjuesen?

Dok. X: Unë kam punuar në qendrën rajonale të pranimit në Njësinë e Kurimeve Intensive (ICU). Kështu që të gjithë pacientët më të rëndë vinin tek ne. Di se pacientët qenë gjithmonë falenderues për përpjekjet tona dhe e dinin se po kërkonim të bënim maksimumin tonë.  Mund të shikohej se qenë të frikësuar. Nganjëherë ndjehesh i pafuqishëm dhe kjo ishte e dhimbshme. Kam pasur një pacient. Ishte rreth të 50-ave. Kishte humbur prindërit për shkak të COVID-19. Edhe pse ishte i intubuar, ngrinte gjithmonë gishtin e madh. Ka kërkuar gjithmonë të jetë pozitiv, por nuk përmirësohej dhe, për paosjë, e dinte se nuk do ta rimerrte veten. 3 javë më pas vdiq me infarkt. Nuk e di pse vdekja e tij më ka goditur kaq shumë. Jam ndjerë sikur po rrëzohesha. Jam kthyer në dhomën e izoluar të hotelit tim. Ime shoqe ndodhej në dhomën ngjitur. Jemi ulur anës murit ndarës dhe kemi folur. Nuk do ta harroj kurrë atë mbrëmje.

Dok. D: Kur pushonim…. realisht nuk jemi ndjerë asnjëherë të pushuar. Është e vështirë t’ua shpjegoj. Nuk ishte topitje apo cfilitje. Ndoshta një ndjesi dhimbjeje apo frike. Në kokën time gjithçka që arrija të mendoja ishte sesi t’i shpëtoja ata pacientë, në kërkim konstant referimesh, në konsultim linjash drejtuese, lexime artikujsh dhe bërje diskutimesh e takimesh. Të shikosh një pacient të lidhur në respirator dhe të shikosh nivelet e oksigjenit të gjakut të tij të bien me ngadalë… në këtë pikë nuk të mbetet të bësh asgjë. T’i shohësh tek vdesin me ngadalë është shumë e dhimbshme. Ndjehesh kaq i pafuqishëm. Mendoj se vetëm në shkurt kanë vdekur 129 pacientë në spitalin ku punoja, 38 prej tyre vetëm në pavionin tim. Në pikun e epidemisë kam parë 4 trupa të mbajtur në pavion për më shumë se 24 orë, pasi morgu ishte ngushtë në personel. Ishte aq e tmerrshme sa që frika më përshkonte nga maja e flokëve deri në shputat e këmbëve. Dëgjoja se e gjitha bota ishte  e sëmurë… bota e tërë thjesht është sëmurë. Shumë prej kolegëve të mi më kanë treguar se nuk arrija të flija. Shumë kanë zhvilluar ankthe të rëndë deri sa thuajse u ka rënë të fikët në pavion. Dridheshin kur mendonin se duhej të pastronin mbetjet mjekësore. Jam orvatur t’i ngushëlloj, të punoj me ta, t’i qetësoj.

A mund të na flisni për Doktorin Li Wenliang? Ka vdekur nga COVID-19 [më 7 shkurt 2020], por ishte kritikuar kur kishte paralajmëruar në dhjetor kolegët në rrjetet sociale për epideminë. Çfarë mendoni?

Dok. W: E njihja. Kisha folur me të. Jam tronditur që ka vdekur. Ishte shumë i ri. Gruaja e tij ishte shtatzënë kur ai ka vdekur. Është e vështirë të flasësh për këtë. Do të mund t’i ndodhte cilitdo. Por këto janë gjëra politike… Dhe familja e tij nuk ka mundur të jetë me të. Thjesht ia kanë futur trupin në një thes dhe e kanë dërguar në dhomën funerale.

Kam lexuar se Partia Komuniste Kineze e ka shfajësuar dhe i ka paraqitur “kërkimfalje solemne” familjes së tij.

Dok. W: Nuk është çështje shfajësimi. Të flasësh për partinë… urrej në veçanti të flas për të. Shumë sakrifica të kota. Shumë humbje të kota jetësh. 4 mjekë kanë vdekur nga COVID mu në spitalin e tyre… 2 prej tyre në të njëjtin departament (atë të Oftalmologjia). Ka edhe 4 mjekë që janë akoma në respirator prej thuajse 2 muajsh. Askush nuk guxon t’i lërë të vdesin, pasi publiku nuk do t’i falte.

Doktor D., sa operatorë asistence shëndetësore kanë ardhur në Wuhan dhe sa kanë mbetur të infektuar?

Dok. D: Kur ka ardhur skuadra ime ishim rreth 40000 operatorë asistence shëndetësore në Provincën Hubei. Mendoj se rreth 3000 kanë mbetur të infektuar, por kryesisht në fazën e parë të reagimit. Nuk kishin vënë në zbatim një politikë rigoroze të kontrollit të infektimin dhe qemë me mungesa në rezerva mjekësore.

Ka mbetur i infektuar ndokush nga ekipi juaj?

Dok. X: Jemi impenjuar thuajse menjëherë në fillim të janarit. Në ekipin tim 4 kanë mbetur të infektuar, por vetëm 1 është dashur të  intubbohet, por më pas janë shëruar.

Dok. D: Asnjë prej 138 operatorëve tanë mjekësorë të ekipit tim nuk është infektuar.

Dok. X: Ishte e rëëndësishme të bëheshin diiagnozat sa më shpejt. Kemi izoluaar me shpejtësi pacientët dhe nisur menjëherë kurat. Por, gjë me rëndësi maksimale, ka qenë thelbësore të mbroheshin operatorët tanë e asistencës shëndetësore. Kemi rreth 200 bashkëpunëtorë në institutin tonë virologjik dhe zero infektime. Për popullsinë e zakonshme, mbajtja e maskave dhe larja e duarve ka qenë vendimtare për reduktimin e infektimeve. Kjo u është aplikuar edhe operatorëve mjekësorë. Por veshja me korrektësi e kostumeve mbrojtëse është diçka që e kemi mësuar me shpejtësi. Kemi zbuluar edhe se ventilimi i dhomave të pacientëve kontribuonte në kontrollin e infeksionit.

Dok. Z: Kemi ndërprerë menjëherë edhe të gjitha rotacionet klinike e studentëve të Mjekësisë. Kemi udhëzuar në mënyrë të përsëritur banorët që t’i kushtojnë vëmendje maksimale procedurave të mbrojtjes personale. I kemi ngjatur shkallët me këmbë në vend që përdornim ashensorët. Kemi kufizuar qëndrimin tonë në hapësira të mbyllura. Kishim një komplet veshjesh, këpucësh dhe kapuçësh për t’i veshur në mjedise të jashtme. Kemi lyer të gjithë trupin me alkool mjekësor përpara se të hynim në dhomën tonë dhe më pas kemi bërë menjëherë dush. I kemi qethur flokët shumë të shkurtëra.

A ka pasur ilaçe që i keni zbulur joefikasë? Në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë njerëzit përdorin klorokinën pasi kanë dëgjuar se mund të ndihmojnë në luftimin e infeksionit.

Dok. X: Kemi përdorur Arbidol (umifenovir: një trajtim antiviral për gripin i përdorur në Rusi e në Kinë). Nuk ka ndihmuar aspak dhe ka shkaktuar dëme në mëlçi. Kemi përdorur edhee lopinavir (një antiretroviral i përdorur kundër HIV) që ka shkaktuar edhe ai dëme në mëlçi dhe ka shkaktuar marrje mendësh e të vjella tek pacientët. Edhe ai nuk ka pasur kurrfarë dobishmërie. Virazoli (i njohur edhe si ribavirinë, i përdorur për të trajtuar infeksione respiratore virale sincizialë); nuk ka pasur dëme kolaterale të dukshme, por nuk ka pasur dobishmëri. As steroidët nuk kanë mundur të ofrojnë ndonjë dobishmëri, por mund të kenë reduktuar imunitetin e pacientëve.

Cila ka qenë përvoja juaj klinike me këtë infeksion?  Mosha e pacientëve, sa gjatë u është dashur për t’u sëmurë, sa vdekjeprurës ka qenë infeksioni?

Dok. X: Për të moshuarit ka qenë shumë shkatërrimtar. Nuk kanë pasur rezultate të mrë, por kemi parë të gjitha moshat. Zakonisht, sapoo një person mbetej i ekspozuar, duheshin pak ditë ose një javë përpara se të shfaqeshin simptoma. Pacientë me simptoma minimale janë izoluar në shtëpi dhe operatorët e asistencës shëndetësore i kanë kontrolluar rregullisht. Pas një javë apo dy, shëroheshin apo paraqiteshin në spital dhe shtroheshin. Rreth 80% e pacientëve që kanë pasur nevojë për intubim ka vdekur, zakonisht brenda ditës së pestë të shtrimit. Nganjëherë kanë rezistuar edhe më gjatë, por mundësia e shërbimit ulej shumë.

Doja ta përfundoja duke kërkuar opinionet tuaja lidhur me reagimin global ndaj kësaj pandemie. Çfarë do të donit t’i thonit pjesës tjetër të botës, në Europë, Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Amerikë Latine?

Dok. D: Çdo qeveri duhet t’i kushtojë kësaj pandemie vëmendjen maksimale të mundshme. T’u caktojë materiale dhe operatorë të asistencës shëndetësore zonave me nevoja më të mëdha. Të mbyllë qytetet, deri edhe vendin, shpejt. Të izolojë shpejt personat e dobët.

Dok. Z: Mendoj se është i rëndësishëm bashkëpunimi. Pas kësaj katastrofe dhe mungese të madhe materialesh shëndetësore, Kina ka dërguar 300 operatorë të asistencës shëndetësore në ndihmë të Italisë, edhe me rezerva mjekësore.

Dok. X: Në vendet jo të zhvilluara, qeveritë duhet t’i përdorin resurset e tyre në mënyrën më efikase të mundshme. Duhet të mbrojnë popullatën dhe, nëse kjo nënkupton të mbyllen qytete apo fshatra, duhet ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet të udhëzojnë popullatën që të lajë duart dhe t’i mbajnë shtëpitë e ajrosura mirë. Të mbrojnë operatorët mjekësorë. Ne nuk i kemi kushtuar vëmendje të mjaftueshme në fazën fillestare.

Dua t’u falenderoj të gjithëve që keni marrë pjesë. Ju falenderoj për punën tuaj. Ju lutem ruajeni veten. 

(nga Znet)

Përgatiti: Armin Tirana

@tn.lajmelokale
@tetovanews