Ballina Aktualitet Nuk respektohet vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave (VIDEO)

Nuk respektohet vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave (VIDEO)

Mosrespektim të vendimit për mbajte të maskave dhe ruajtje të distancës, radhë të gjata,  e madje edhe zënka verbale vërehen para zyrave të gjendjes civile. Pamje të këtilla regjistroi sot kamera e TV ALSAT një ditë pas qeveria miratoi masa të reja për mbrojtja nga virusi korona.

Qytetarët thonë se me muaj u duhet kohë për të nxjerrë certifikatë të lindjes ose ndonjë dokument tjetër.

“Kam maskë. Kjo është hera e tretë që vijë. Njëherë me dhunë më hodhën jashtë prej aty, sepse asgjë nuk funksionon as porosi online, as nuk kanë ndonjë ndjenjë për popullin që pret”.

“Distanca këtu nuk respektohet, sepse çdo kush shikon të përfundojë punën e vetë shpejtë dhe distancë nuk ka.

Qytetarët mbeten me qëndrime të ndryshme për mbajtjen e maskave. Disa vazhdojnë të mos besojnë në ekzistimin e virusit, të tjerët thonë se janë të shtrenjta, e disa të tjerë kërkojnë që shteti ti ndajë falas.

Patjetër, por dikush mban dikush nuk mban, e drejtë e tyre. Problem është që i kanë vendosur, por nuk ka ku të blesh, ky është problemi më i madh, pak më herët e pash aty më lartë 50 denarë i shesin maskat, kështu të thjeshta. Bëjnë profit. Duhet edhe maskat ti japin pa pare nëpër supermarkete, nëpër banka, sepse thonë që donacion kemi marrë kaq ose aq maska, por askund nuk shihen.”

Mendoj se ka, në qendër një maskë për një përdorim kushton 90 denarë,”

Duhet të mbahen maskat, por unë e përgatita dhe e harrova në tavolinë tek shpija. Por duhet ti mbajmë. 10 i kam në shtëpi edhe prej atyre pa pare që na kanë dhënë, por edhe kush nuk ka 20-30 denarë nuk është asgjë me e blerë.”

Patjetër, nuk kemi qare pa i mbajtur.”

Mendoj se nevojitet të mbahen maska në hapësirë të mbyllur, posaçërisht gjatë  përgatitjes së ushqimit, çfarëdo qoftë pijesh. Brenda duhet të mbajnë maska edhe të punësuarit edhe blerësit.  Mendoj se këtu nuk ka nevojë nëse mbajmë distancë të mjaftueshme prej një ose dy metra. Mendoj se maskat janë shtrenjtuar dhe nuk janë reale sepse para kësaj situate një maskë ishte dy deri në tre denarë ndërsa tani 20 deri në 30.”

Vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave në hapësira publike, ku nuk ka mundësi të mbahet distancë fizika u miratua në mbledhjen e djeshme të qeverisë, së bashku edhe me vendimin tjetër për shkurtimin e orës policore. Qeveria ka paralajmëruar se masa të reja do të miratohen pas festës së 1 majit. Do të diskutohet për orarin e ri të lëvizjes, punën e bizneseve, të çerdheve, shkollave e masa tjera, por miratimi i ndonjë vendimi do të varet nga gjendja me virusin korona.

@tn.lajmelokale
@tetovanews