Ballina Aktualitet Komuna e Zhelinës me mesazhin pozitiv: ”Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, as koronavirusi”...

Komuna e Zhelinës me mesazhin pozitiv: ”Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, as koronavirusi” (VIDEO+FOTO)

Nëse udhëtoni drejt Zhelinës, në hyrje të kësaj komune ju pret tabela me mbishkrimin në anglisht:”Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, madje as koronavirusi”.
Tabela është vendosur të premten, më 10 prill, kurse ideja ishte e shtabit të emergjencës i kësaj komune.
Kjo është e vetmja tabelë për momentin, por nga komuna paralajmërojnë se në të ardhmen do të vendosen edhe tabela me mesazhe të tjera.
Përndryshe, në Komunën e Zhelinës, sipas informacioneve të shtabit të emergjencave deri më tani është vetëm një person i prekur nga koronavirusi dhe që është hospitalizuar në Shkup.

@tn.lajmelokale
@tetovanews