Ballina Aktualitet Lajme Java e tretë pa ditë tregu në Tetovë (VIDEO)

Java e tretë pa ditë tregu në Tetovë (VIDEO)

Për të tretën javë me radhë, nesër në Tetovë nuk do të ketë ditë pazari, siç ka pasur çdo të enjte. Sërish këtë vendim e solli shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit.

“Të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura atë ditë nuk do të punojnë. Duke e pasur parasysh faktin se në atë mënyrë do ta zvogëlojmë ardhjen e njerëzve të cilët grumbullohen në ato vende”, thonë nga shtabi i krizës.

Tregu i gjelbër në Tetovë është objekt gjysmë i mbyllur. Përveç në brendësi në tezga në ditën e pazarit, ditën e enjte edhe rreth objektit rritet numri i njerëzve të cilët shesin prodhime bujqësore dhe blegtorale.

Frekuencë të madhe ka edhe tek i a.q. tregu i grave i locuar para fillimit të rrugët drejt Kodrës së Diellit. Gjithashtu edhe atje krahas në tregun e rrethuar, ditën e enjte një numër i madh i shitësve në trotuaret dhe rrugët përreth vendosin tezga të improvizuara dhe ofrojnë prodhime të ndryshme.

https://youtu.be/KbfcLCf1nYM

@tn.lajmelokale
@tetovanews