Ballina Bota IZRAEL – Raportohen mbi 9 000 raste me COVID-19

IZRAEL – Raportohen mbi 9 000 raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në Izrael arriti në 9 006, ndërsa numri i viktimave në 60.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi nëpërmjet një deklarate me shkrim vdekjen e tre personave të tjerë të diagnostikuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, numri i viktimave nga koronavirusi në vend është rritur në 60.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se janë regjistruar 102 raste të reja.

Numri i pacientëve në gjendje të rëndë është 153, ndërsa 585 të tjerë janë shëruar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews