Ballina Aktualitet Hashim Thaçi, letër Albin Kurtit: Më jep një emër të ri për...

Hashim Thaçi, letër Albin Kurtit: Më jep një emër të ri për Kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë në detyrë e shefit të LVV, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër.

Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.

Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews