Ballina Aktualitet Filipçe: “Stop Korona” do të lehtësojë punën e epidemiologëve (VIDEO)

Filipçe: “Stop Korona” do të lehtësojë punën e epidemiologëve (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas prezantimit të aplikacionit “Stop Korona” për monitorimin e kontakteve të personave të infektuar me Covid-19 theksoi se ky aplikacion do të lehtësojë punën e epidemiologëve.

“Aplikacioni do të lehtësojë punën e epidemiologëve në konfirmimin e kontakteve primare dhe sekondare të personave të infektuar. Ne jemi në fazë ku presim pikun e të sëmurëve, fazë ku identifikojmë të sëmurë aktiv dhe kontaktet e tyre i vendosim në izolim. Kjo është një prej mënyrave për të parandaluar sëmundjen, kurse ky aplikacion do të lehtësojë punën e epidemiologëve sepse do në një mënyrë do të zëvendësojë pyetësorin e epidemiologëve”-pohoi Filipçe.

Aplikacioni “Stop Korona” mund të shkarkohet për platformat IOS dhe Android ndërsa është zhvilluar nga një kompani private në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews