Ballina Bota Danimarka i pari vend që hap shkollat — Rregullat e reja

Danimarka i pari vend që hap shkollat — Rregullat e reja

Danimarka është vendi i parë në Evropë që hapi shkollat fillore pas mbylljes nga koronavirusi. Të mërkurën, qindra fëmijë rinisën shkollën, duke ju kthyer jetës normale. Tani Danimarka do të monitorohet me kujdes nga e gjithë bota.

Me rregullat e reja të vendosura nga qeveria daneze, prindërit nuk lejohen brenda në shkollë dhe fëmijët nuk hyjnë më vetëm nga një derë, por nga disa hyrje.

Shkollat kanë vendosur shenja sinjalizuese të distancës, që i tregojnë fëmijëve se sa larg njëri – tjetrit duhet të qendrojnë. Fëmijët në klasë duhet të ulen vetëm, në tavolina të vendosura në rreth 2 metra larg njëra- tjetrës.

Rregulla të forta janë vendosur edhe për higjenën e fëmijëve. Fëmijët duhet të lajnë duart kur vijnë në shkollë, përpara se të fillojnë mësimin, dhe të paktën dy herë gjatë ditës.

Gjithashtu, nuk lejohet grumbullimi i fëmijëve gjatë pushimit të orëve. Ata lejohet vetëm të luajnë në grupe të vogla me dy deri në tre fëmijët.

Qeveria daneze argumentoi se hapja e shkollave do të ndihmojë ekonominë, sepse do të lejojë prindërit të përqendrohen në punë.

Artikulli u botua në New York Times/Përshtati Exit News

@tn.lajmelokale
@tetovanews