Ballina Bota COVID-19: Turqia ndërton me urgjencë dy spitale për të infektuarit në Stamboll

COVID-19: Turqia ndërton me urgjencë dy spitale për të infektuarit në Stamboll

Turqia ka filluar të ndërtojë me urgjencë dy spitale të reja në Stamboll për t’u marrë me epideminë në rritje të shpejtë të koronavirusit të ri në vend, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Ne do t’i mbarojmë ato shpejt, brenda 45 ditësh dhe do t’i vëmë në shërbim të popullit tonë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv në Stamboll.

Sipas Erdogan, secili nga këto spitale do të ketë një kapacitet prej 1 000 shtretërish.

Njëri po ndërtohet në anën europiane të Stambollit dhe tjetri në anën aziatike të metropolit me 16 milionë banorë.

Njoftimi vjen në një kohë kur pandemia COVID-19 po përparon gjithnjë e më shpejt në Turqi, ku tashmë janë identifikuar 30 217 raste, përfshirë 649 viktima, sipas raportit të fundit zyrtar të botuar sot.

https://youtu.be/Icq-6Tdt-GQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews