Ballina Bota Boris Johnson nuk ka pneumoni! Dilema për valixhen bërthamore, kush i mban...

Boris Johnson nuk ka pneumoni! Dilema për valixhen bërthamore, kush i mban kodet?

Pasi kaloi një natë të vështirë në terapi intensive, raportohet se gjendja shëndetësore e Boris Johnson është stabilizuar.

Johnson u infektua me koronavirus 12 ditë më parë. Burime pranë qeverisë thonë për mediat britanike se Johnson nuk ka pneumoni. Zakonisht personat që kanë pneumoni nuk e kalojnë testin e jetës me koronavirusin.

Johnson tani është zëvendësuar në krye të qeverisë nga Dominic Raab. Në gazetat britanike që mëngjesin e sotëm i kishin kushtuar analiza të gjera situatës politike, janë ngritur pikëpyetjet për valixhen bërthamore.

Qeveria britanike nuk deshi të tregonte se kush është përgjegjës për raketat bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë qëndrimit në spital të Kryeministrit Johnson.

Intervistuesit të BBC-së i cili e pyeti nëse çantat me kodet bërthamore i ishin kaluar Ministrit të Jashtëm Dominic Raab, Ministri i Kabinetit Michael Gove këtë mëngjes iu përgjigj: “Janë zbatuar protokollet e testuara mirë. Por unë nuk mund të flas për çështje të sigurisë kombëtare”.

Mbretëria e Bashkuar është një nga pesë fuqitë bërthamore zyrtare dhe ka katër nëndetëse bërthamore të armatosura me raketa balistike Trident me koka bërthamore. Vendi ka afro 215 raketa bërthamore, por vetëm 120 besohet të jenë operative, shkruan Reuters. Vetëm Kryeministri ka kodet që lejojnë urdhërimin e një sulmi bërthamor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews