Ballina Kronika Bie nga ballkoni i katit të parë të pallatit, humb jetën tetovarja

Bie nga ballkoni i katit të parë të pallatit, humb jetën tetovarja

Një 81-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga pallati në rrugën ,,Bllagoja Toska “ në Tetovë

Ja njoftimi i policisë:

Dje (16 prill), rreth orës 11 e 10 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën ,,Bllagoja Toska “ në Tetovë, në banesën që është pronë e 85-vjeçarit M.G. nga Tetova, bashkëshortja e tij 81-vjeçare me inicialet M.G., me probleme shëndetësore, ndërkohë që ka qenë vetë në banesë, ka dalë në ballkonin e saj nga ku ka rënë dhe ka pësuar lëndime trupore. Përndryshe, banesa është në katin e parë të pallatit.

Ajo me urgjencë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, por nuk arriti t`u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

https://youtu.be/312DWRyDmYA

@tn.lajmelokale
@tetovanews