Ballina Bota Arkivat e Bundestagut: Gjermanët e parashikuan që në 2012 Covid 19!

Arkivat e Bundestagut: Gjermanët e parashikuan që në 2012 Covid 19!

Teoritë për Covid 19, këtë pandemi të rrezikshme me të cilën po përballet bota sot kanë qenë të shumta. Por përvec tyre ka pasur edhe dokumente reale.

Corriere Della Sera shkruan për ekzistencën e një dokumenti gjerman, i dorëzuar edhe në Bundestag në nëntor të vitit 2012, ku flitet për një pandemi të qajtur Modi-Sars 2012, por që në fakt është i ngjajshëm dhe me të njëjtat simptoma dhe ka ardhur në të njëjtën mënyrë si koronavirusi.

Në dokumentin e paraqitur në Gjermani ishin një plan masash që shteti duhet të ndërmerrte në raste lufte apo sëmundjesh, ku një kapitull të veçantë zinte dhe Modi-Sars 2012. Studiuesit simulonin një situatë pandemie dhe masat që duhet të ndërmerreshin, të cilat ngjajnë si dy pika uji me situatën në të cilën ndodhet bota sot dhe me maasat që janë marrë nga pjesa me e madhe e qeverive.

Por cfare thoshte dokumenti gjerman? “Në vitin 2012, në vazhdën e epidemisë globale të Sars, qeveria gjermane porositi Institutin Robert Koch dhe ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë për të simuluar një përhapje të mundshme të një pandemie shkatërruese në Gjermani. Rezultati ishte një analizë shumë e detajuar e rrezikut ekstrem, duke përfshirë masat që do të ishin të nevojshme për të mbrojtur popullsinë dhe të përpiqeshin të frenojnë përhapjen e infeksionit.

Studimi, i mbajtur në arkivat e Bundestag-ut dhe i ndjekur nga Kristina Dunz, një gazetare për Rheinische Post, parashikon në mënyrë mbresëlënëse atë që ka ndodhur dhe po ndodh me Covid-19. Virusi i imagjinuar në skenar ka origjinën në Azi, ku bën kërcimin te njerëzit nga tregjet e kafshëve të egra, por rreziku dhe madhësia e tij realizohen vetëm disa javë më vonë pas infeksionit të parë.

Periudha e inkubacionit është 3 deri në 5 ditë, por mund të ndryshojë në një hapësirë ​​prej 2 deri në 14 ditë. Infeksioni ndodh nga pikat ose nga kontakti. Simptomat janë ethe, kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje, dridhje, dhimbje koke.

Fëmijët dhe të rinjtë e kapërcejnë infeksionin relativisht herët, por të moshuarit kanë shumë pak mundësi për të mbijetuar.

Pyetja e parë që të vjen në mendje pas këtij studimi është e pashmangshme: pavarësisht se kishte një analizë kaq të plotë të rrezikut, a e vlerësoi qeveria gjermane epideminë Covid-19?

Ekspertët e Institutit Robert Koch pranojnë ngjashmëritë midis simulimit dhe krizës aktuale, por kundërshtojnë se situata virtuale dhe reale janë të krahasueshme: “Në skenarin Modi-Sars 2012 nuk ishte një parashikim për zhvillimin dhe pasojat e një pandemia, por e një skenari ekstrem të shkaktuar nga një patogjen imagjinar, për të ilustruar dëmet e mundshme teorike të një sëmundjeje që mund të transmetohet nga një qenie njerëzore në tjetrën”, thotë Susanne Glasmacher, zëdhënëse e Institutit Koch.

@tn.lajmelokale
@tetovanews