Ballina Bota Analiza ANALIZA/ Washington Post: Pandemia e koronavirusit mund të shpërbëjë BE-në

ANALIZA/ Washington Post: Pandemia e koronavirusit mund të shpërbëjë BE-në

Pandemia e koronavirusit dhe krizat shëndetësore dhe ekonomike që kanë ardhur bashkë më të, janë duke thelluar hendeqet dhe gabimet politike brenda Evropës, aq sa liderët kanë frikë se mund të çojë në shkatërrimin e Bashkimit Europian.

Kohezioni i Bashkimit Europian u cenua nga Brexit, u dobësua nga pasojat politike nga kriza e emigracionit të vitit 2015 dhe kriza financiare e vitit 2008 dhe u sfidua nga rritja e autokracisë në Europën Lindore që bie në kundërshtim me idealet e projektit europian.

Tani, nëse liderët e Evropës nuk mund të gjejnë një rrugë të përbashkët për t’i bërë ballë pandemisë, BE-ja përballet me atë që një nga arkitektët e saj e përshkroi këtë javë si “rrezik shkatërrues”.

Në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, përgjigja e shteteve anëtare të Bashkimit Europian tregoi se interesat kombëtare hidhnin poshte idealet europiane. Kufizimet e kufijve u vendosën në mënyrë të befasishme dhe Gjermania dhe Franca ishin të parat që ndaluan eksportin për pajisjet mjekësore siç janë maskat ​​dhe ventilatorë, madje edhe pasi Italia po lutej për ndihmë.

Duke e shfrytëzuar pandeminë për qëllime propagandistike, Moska dhe Pekini kanë dërguar një sërë ndihmash mjekësore në Itali dhe Ballkan, duke u shfaqur në rolin e shpëtimtarit.

Vendet e BE-së kanë filluar të koordinojnë përpjekjet e tyre për të blerë furnizime mjekësore dhe kanë kërguar më shumë ndihmë për Italinë sesa Kina. Por javën e kaluar u pa një rishfaqje e përplasjeve mes Lindjes dhe Perëdimit të BE-së për përgjigjen ekonomike ndaj koronavirusit. Tensionet nuk kanë munguar as pasi kryeministri hungarez Viktor Orban ka përdorur gjendjen e emergjencës për qeverisur me një mandat të pakufizuar.

pas Krishtit. Të mbledhura së bashku, këto tensione mund të cojnë në shkatërrimin e aleancës.

“Kjo pandemi mund të jetë një pikë kthese për BE-në ,” thotë Nathalie Toci, drejtoreshë e Institutit të Cështjeve Ndërkombëtare në Itali. “Arsyeja pse koronavirusi është një sfidë kaq e rëndë për unionin, nuk është se i nxori përcarjet në dritë. Ai prek të gjitha sferat e jetesës dhe përkeqëson edhe më shumë përcarjët ekzistuese mes vendeve anëtare,

Norbert Röttgen, një politikan gjerman që përflitet se mund të pasuar kancelaren Angela Merkel, tha se lufta kundër pandemisë është “luftë për ekzistëncë” për BE-në. Si shumë politikanë të tjera në BE edhe ai beson se unioni është në rrezik të madh.

Debati ka qenë vërtet i hidhur. Pasi nëntë vende, përfshirë Italinë dhe Spanjën, kërkuan mbështetje financiare në formën e eurobondeve, të cilar në këtë rast janë quajtur koronabonde,  Ministri hollandez i Financave Ëopke Hoekstra tha se Brukselit duhet të nisë hetimet se përse disa qeveri kishin mungesë të mjeteve financiare dhe mjekësore për të luftuar krizën.

Ai i bëri këto komente gjatë një tele-konference me ministrat e Financave të BE-së, duke shkaktuar një furtunë të fortë mes vendeve anëtare, shumica e të cilave akuzuan Holandën se po përpiqej ta kthente një krizë shëndetësor, origjina e të cilës kishte pak lidhje me veprimet e anjë qeverie evropiane, në një lojë fiskale.

“Kërkesat tona janë të prera”, tha Kryeministri portugez António Costa. “Ose BE-ja të bëjë gjënë e duhur ose do të shpërbëhet, “shtoi ai. Video-konferenca e javës së kaluar udhëheqësve të BE-së, e cila kishte për qëllim të ishte mjaft e shkurtër, iu kthye një diskutim jashtëzakonisht të ashpër dhe zgjati për më shumë se tre orë.

“Klima që duket se mbretëron midis krerëve të shteteve dhe qeverive dhe mungesa e solidaritetit europian paraqet një rrezik vdekjeprurës për Bashkimin Europian,” Zhak Delors, politikan 94-vjeçar francez që luajti një rol kryesor në krijimin e unionin.

Debati ka rihapur plagët, të cilat sapo ishin mbyllur nga kriza financiare e vitit 2008, kur Gjermania drejtoi BE-në drejt vendosjes së masave të dhimbshme shtrënguese ndaj Greqisë dhe Italisë në këmbim të ndihmës financiare.

Tani që nevojat janë edhe më akute, shumë vende anëtare po pyesin vetën se nëse më i pasur i Unionin Europian nuk janë të gatshme të mbështesin fqinjët e tyre në një situatë “lufte”, cili është qëllimi i anëtarësimit?

“Dhjetë ose 20 vjet nga tani, të gjithë do të kujtojmë se çfarë ndodhi në këtë kohë, ashtu si të gjithë gjermanët kujtojnë se ku ishim kur ra Muri i Berlinit,” tha Holger Schmieding, kryekonomisti i “Berenberg Bank”. “Vendimet politike që do të marrim tani janë vendimtare,” tha Schmieding.

Komisioni Europian po përpiqet të theksojë aktet e “solidaritetit europian”, përfshirë faktin se Gjermania dhe Luksemburgu po kurojnë disa nga pacientët me koronavirus nga Franca dhe Italia. Franca i ka dhuruar një milion maska ​​Italisë, ndërsa Gjermania ka dërguar shtatë tonë mjete mjekësore. Komisioni gjithashtu ka krijuar një stok të përbashkët të pajisjeve mjekësore.

Por me hezitimin e vendeve të Europës Veriore në lidhje me koronabonder, është e vështirë të konkurrosh me imazhet televizive të Kinës që kanë dërguar avionë me ndihma dhe ushtarët rusë që mbërrinin në veri të Italisë.

“Europa do të duhet të mblidhet dhe të kapërcejë dallimet nëse dëshiron ta fitojë këtë betejë,” tha Noah Barkin, një nga anëtarët me të vjetër të Fondit Marshall. “Unioni nuk mund ta përballojë një përplasje në një kohë si kjo.”

Ndryshimi nga viti 2008 është se forcat nacionaliste dhe euroskeptike kanë fituar terren. Në një intervistë me gazetën spanjolle El País, Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se “instinktet nacionaliste” të vendeve anëtare do të rriteshin nëse “Europa nuk e lufton pandeminë si një shtet i vetëm”.

Pa dyshim që Conte kishte në mendje Ligën ekstremit të djathtë të Italisë, partia më popullore sipas sondazheve. Udhëheqësi i Lega Nord, Matteo Salvini tha se “pasi virusi të mposhtet, Italia do të duhet të pyesë veten a do të dojë të vazhdojë të jetë në BE.”

“Pandemia do të mund të adresohet vetën përmes bashkëpunimit ndërkombëtar,” tha Rosa Balfour, drejtoresha e Carnegie Europe. “Nëse bilanci në Europë është tragjik, BE nuk do të jetë më kurrë njësoj”, thotë ajo.

Edhe para koronavirusit, Brukseli ishte duke u përplasur me disa prej vendeve anëtarëve në Europën Qendrore mes shqetësimeve për sundimin e ligjit, lirinë e shtypit, gjyqësorin dhe të drejtat e minoriteteve.

Përgjigja e Europës ndaj dekretit të Orbanit për fuqi të pakontrolluar këtë javë ishte burokratike, edhe pse ky projektligji e lejon kryeministrin hungarez të sundojë me dekret dhe të anashkalojë kuvendin, duke e zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme pa afat. Gjysma e shteteve anëtare të BE-së lëshuan një deklaratë që dënonte abuzimin me gjendjen e emergjencës, megjithëse nuk e cituan Hungarinë me emër.

“Ndërkohë, mbyllja e kufijve kombëtarë mund të shihet si një justifikim për populistët si Orban”, thotë Toci.

Një çështje edhe më e rrezikshme mund të jetë mënyra se si vendet e BE-së do të menaxhojnë heqjen e kufizimeve. “Kjo mund të krijojë pakënaqësi të madhe,” tha François Heisbourg nga Instituti Francez për Studime Strategjike. “Kur të hiqen kufizimet e udhëtimit, italianët do të vazhdojnë të konsideroh si bartës të virusit nga gjermanët. Këtu qëndron rreziku i vërtetë për Europën.” (Washington Post, gazeta SI)

VIDEO bonus:
Loading...