Ballina Aktualitet Ahmeti uron Pashkët: Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes...

Ahmeti uron Pashkët: Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë..,

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

“Të nderuar besimtarë ortodoks,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat.

Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe solidaritetet.

Ju uroj shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë e rehati shpirtërore në këto ditë feste dhe lutem për të gjithë ata që po sakrifikojnë për të na dal në ndihmë dhe për të na mbrojtur.” shkruan Ahmeti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews