Ballina Bota 8 gjërat thelbësore që shkencëtarët tanimë dinë për koronavirusin: Origjina e virusit...

8 gjërat thelbësore që shkencëtarët tanimë dinë për koronavirusin: Origjina e virusit nuk është në tregun e Wuhan

Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë gati 4 muaj më parë, botës i është dashur një kohë e gjatë për të kuptuar sesi virusi infekton njerëzit dhe si përhapet në mesin e popullatave. Këto janë disa nga gjërat kryesore që njerëzimi ka mësuar deri më tani për këtë virus të rrezikshëm:

Infeksioni i parë u shfaq në Wuhan në dhjetor. Megjithatë, Kina tha se ‘pacienti zero’ ka të ngjarë të jetë shfaqur që në mesin e nëntorit.

Fillimisht, virusi ishte i lidhur me tregun e gjësë së gjalë Huanan në Wuhan. Por kjo tezë është hedhur poshtë pasi shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se nga 14 rastet e para vetëm 13 kanë origjinën nga tregu. Pra tregu ka shërbyer për përhapjen e shpejt, por jo origjinale.

Më shumë hulumtime kanë zbuluar se virusi ka të ngjarë të kërcejë nga një kafshë te njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse, të tilla si një pangolinë ose një mace civet.

Deri në janar, studiuesit e kuptuan qartë se transmetimi njeri-në-njeri ishte i mundur. Tani dihet se mënyra kryesore e transmetimit është përmes stërklave të cilat ndonjëherë mund të përhapet përmes ajrit.

Shkencëtarët fillimisht nuk e dinin se sa virusi rrinte në lloje të ndryshme të materialeve. Studimet e fundit kanë kuptuar se sa kohë mbetet i në sipërfaqe të zakonshme dhe në kushte të ndryshme, me virusin që qëndron deri në katër ditë në para’ dhe 7 orë nëpër gotat e qelqit.

Një numër i konsiderueshëm i pacientëve raportuan simptoma gastrointestinale, përkundër COVID-19 që sulmon sistemin e frymëmarrjes. Këto dhe simptoma të tjera më pak të shpeshta tani janë të dokumentuara mirë.

Gjithashtu, mjekët nuk e kuptuan plotësisht kursin më të zakonshëm për sëmundjen. Tani ata e dinë se virusi ndjek një model simptomash që zgjat rreth 17 ditë.

Supozohej se trupat e njerëzve që vdesin nga COVID-19 ende mund ta përhapnin sëmundjen. Në prill kjo u dokumentua zyrtarisht.

VIDEO bonus:
Loading...